Presidenti bullgar ia dha mandatin për krijimin e qeverisë bullgare kandidatit për kryeministër, Daniel Mitov nga GERB-UDF

Presidenti bullgar Rumen Radev sot ia dha mandatin për krijimin e qeverisë së re bullgare, kandidatit për kryeministër, Daniel Mitov nga koalicioni GERB-UDF, forca e parë politike në Bullgari pas zgjedhjeve parlamentare të 4 prillit, njofton Trud.bg, transmeton Portalb.mk.

“Pres që në afat prej 7 ditëve, sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë, të propozoni anëtarët e Këshillit Ministror i cili do të përmbushë pritjet e popullit për drejtësi, angazhim social dhe rritje ekonomike” tha Radev.

Mitov, pas marrjes së mandatit tha se koalicioni GERB-UDF zyrtarisht do të çojë thirrje për krijimin e qeverisë deri te partitë “Bullgaria Demokratike” dhe “Ka popull të tillë”. Sipas tij, më parë do të kërkojnë mbështetje nga partitë që kanë ideologji të ngjashme dhe më pas nga Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për drejtësi dhe liri.

Kohë më parë, Bojko Borisov njoftoi se nuk do të kandidojë për kryeministër të Bullgarisë, megjithëse partia e tij GERB fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare.

GERB mbeti grupi më i madh në parlament pas zgjedhjeve të 4 prillit, por humbi një të katërtën e vendeve të deritanishme në Kuvend. Partitë e tjera që hynë në parlament thanë se nuk ishin të interesuar të formonin koalicion me Borisovin, i cili përsëri ofroi opozitës aktuale të formonte qeveri eksperte, e cila do të vlente deri në dhjetor.

LEXO: Bojko Borisov nuk do të kandidojë për kryeministër të Bullgarisë

LEXO: Zgjedhjet në Bullgari: Shumë opsione për qeveri, asnjë për debllokim të shpejtë të eurointegrimeve në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button