Granit Xhaka po i impresionon të gjithë në pozitën e re te Arsenali

Arsenali u ndal në shtëpi nga Fulhami me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier, shkruan Telegrafi.

The Gunners ishin duke humbur në sfidën që u luajt në fundjavën që shkoi, derisa tek në fund ia dolën të rrëmbenin një pikë.

Por, ajo çfarë është për t’u befasuar, adaptimi i shpejtë i Granit Xhakës në pozitën e re, aty ku po luan si mbrojtës krahu.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën, në mbrëmjen e së dielës ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e tij, derisa u vlerësua edhe lartë me notë.

Ai kishte më së shumti prekje të topit: 122,

Më së shumti pasimet të sakta: 97,

Më së shumti duele të fituara: 9,

Më së shumti ndërhyrje në top: 4.

Duket se Xhaka po e zbulon një aftësi të fortë tek ai, siç është ajo e mbrojtësit të majtë dhe Mikel Artetës po i pëlqen loja e mesfushorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button