Instituti për Demokraci mbajti konferencë për eurointegrime, pjesëmarrësit: Kuvendi i RMV-së duhet të nxitë zbatimin e reformave

Kuvendi ka një rol të rëndësishëm sa i përket fushës së reformave dhe mund të jetë nxitës i  reformave në aspekt sistematik dhe strukturor. Kjo u tha në konferencën e sotme me titull “Procesi qasës i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së dhe roli i “Parlamentit Evropian”, të organizuar nga Instituti për Demokraci në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesi zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer, Daniel Braun gjatë konferencës thekoi se, Maqedonisë së Veriut i nevojitet perspektivë e sigurt për fillimin e negociatave me BE-në.

“Procesi qasës i Maqedonisë së Veriut është tregim i cili zgjat shumë dhe assesi të përfundojë. Raportet me disa vende fqinje nuk janë shumë të volitshme. Vlerësoj se është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe vendet tjera kandidate të kenë perspektivë evropiane, ajo të mbahet dhe së shpejti të fillojnë negociatat”, tha Braun.

Kryetari i Institutit për Demokraci, Marko Troshanovski, tha se mos marrja e datës për negociata paraqet zhgënjim të madh për qytetarët, por vlerësoj se ajo nuk duhet t’i dekurajojë por se nevojitet të vazhdohet me procesin e reformave  në mënyrë të përforcuar.

“Në këtë rol kyç duhet të ketë Kuvendi i cili duhet të ketë kontroll dhe aty duhet të ndërtohet konsensus nacional për pozicione negociuese. Nëse reformat bëhen mirë, afatgjate, në mënyrë sistematike dhe strukturore, ajo do të rris qëndrueshmërinë e tyre dhe legjitimitetin e tyre. fatkeqësisht, vitin e kaluar të pandemisë , Kuvendi ishte larg nën nivelin e misionit të tyre. të shpresojmë se në periudhën vijuese ai do të fillojë të punojë siç i ka hije degës më të lartë të pushtetit”, tha ai.

Në Kuvend fjalim mbajti edhe nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski i cili potencoi se, vetëm një Kuvend i fortë dhe efikas, me kulturë të zhvilluar të dialogut inkluziv dhe ndërtimin të konsensusit, mund të jetë nxitës i vërtetë dhe efektiv i reformave.

“Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi e vërteton përcaktimin e tij të fuqishëm që të jetë nxitës i reformave dhe të përmbushë masa konkrete për plotësimin e aspiratave evropiane të qytetarëve. Në atë drejtim, partneri ynë natyral në BE është Parlamenti Evropian i cili mbështetjen e tij të fuqishme për perspektivën tonë e shpreh përmes ndihmës konkrete dhe bashkëpunimit”, tha Misovski.

Deputetja e PE-së Marion Valsman, tha se Parlamenti Evropian ka shkruar raport për potencialin e Maqedonisë së Veriut dhe se një pjesë e eurodeputetëve kanë lutur që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

“Jam e bindur se shpejtë do të fillojnë edhe negociatat zyrtare, por nevojiten përpjekje që të zbatohen reforma”, vlerëson ajo.

Konferenca kishte për qëllim të nxit diskutim për rolin e pjesëmarrjes së shtëpive ligjvënëse në procesin e anëtarësimit drejt BE-së, me theks të veçantë në Kuvendin e Maqedonisë e Veriut dhe raportin e tij me Parlamentin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button