Projektligji për shpalljen e Malit Sharr si zonë e mbrojtur ka kaluar leximin e parë në parlamentin e RMV-së

Projektligji për shpalljen e Malit Sharr për zonë të mbrojtur – Park kombëtar ka kaluar sot në leximin e parë të Parlamentit të RMV-së, kështu përmes një statusi në rrjetin social “Fejsbuk” ka lajmëruar ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini, shkruan Portalb.mk.

Kërkesa për shpalljen e Malit Sharr si zonë e mbrojtur është e ndër vite nga ana e shoqërisë civile dhe organizatave të cilat merren me mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

Sot ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini përmes rrjetit social “Fejsbuk” ka njoftuar se projekt ligji për shpalljen e këtij të fundit si Park Kombëtar në kategorinë II ka kaluar leximin e parë në kuvend.

“Me kënaqësi dëshiroj të informoj publikun se Projektligji për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për zonë të mbrojtur në kategorinë II – Park kombëtar, kaloi leximin e parë në komitetin amë në Kuvend me një mbështetje të madhe unanime të deputetëve, me 10 vota për dhe asnjë votë kundër” shkruan ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini.

Nuredini bëri thirrje që debati parlamentar të jetë sa më konstruktiv në mënyrë që të miratohet ligji sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ndryshe, me shpalljen e Malin e Sharrit si park kombëtar, pasuria e madhe natyrore e këtij mali do të mbrohet. Sipas disa kërkimeve shkencore, 1260 specie bimore janë regjistruar në këtë mal, 32 prej të cilave janë endemike. Ky mal ka një jetë të egër të pasur, ndër të cilat, midis gjitarëve të mëdhenj, më tërheqës janë ariu i murrmë, dhia e egër, rrëqebulli dhe ujku. Mali Sharr është i treti në Ballkan për nga numri i liqeneve akullnajore, i cili ka 30, nga të cilët 21 janë të përhershëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button