RMV, Prokuroria Publike ka ngritur procedurë ndaj tre personave për përdorim të testeve të rreme PCR në aeroportin e Shkupit

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti aktakuzë kundër një 72-vjeçari, shtetas i Republikës së Turqisë, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale- Falsifikimi dokumenti sipas nenit 378 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Më 9 prill, në vendkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup, i akuzuari përdori si të vërtetë, një të rremë -certifikatë mjekësore për test negativ PCR për virusin SARS-COV-2. Megjithëse e dinte që dokumenti ishte i rremë, gjegjësisht që më 7 prill nuk ishte testuar në laboratorin e përmendur në Shkup, ai u përpoq të lëshojë vendin, duke e përdorur certifikatën para zyrtarëve të autorizuar në aeroport”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për të njëjtën vepër penale, ka filluar procedurë edhe kundër dy shtetasve maqedonas, burrë dhe grua nga Cegrane, të cilët u përpoqën që me vërtetim të rremë për test negativ PCR. të largoheshin nga vendi në 13 mars. Për ta, prokurori publik kompetent i paraqiti Gjykatës Propozim për lëshimin e urdhrit penal duke i propozuar Gjykatës që të shqiptojë gjobë prej 100 gjobave ditore, ndërsa vlera individuale e gjobës ditore të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button