DEA: Mbështesim luftën kundër trafikut të drogës në Maqedoninë e Veriut

Vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë e Veriut në zbulimin, parandalimin dhe likuidimin e organizatave të përfshira në trafikun e drogës, deklaroi për MIA-n mbrëmë Shërbimi amerikan për luftë kundër trafikut të drogës (DEA), transmeton Portalb.mk.

DEA konfirmoi se zyrtarët e agjencisë ishin përfshirë në hetimin e MPB-së dhe Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbi kapjen e 200 kg marijuanë nga policia të premten, por nuk pranoi të komentonte mbi hetimin dhe të dyshuarit. DEA është shërbim brenda Ministrisë së Drejtësisë amerikane.

Aksioni policor u krye të premten pasdite kur në rrugën Prilep – Rosoman, ekipet policore kapën makinën “Audi A8”, në të cilën ishte një funksionar i lartë i policisë nga Prilepi dhe një person tjetër. Menjëherë pas kësaj është ndaluar një automjet pasagjerësh “Dacia Duster”, në të cilin ishin transportuar edhe dy persona të tjerë, ndërsa pas tyre ishte një furgon, në të cilin është gjentur marihuanë e paketuar në 40 kuti kartoni me 400 pako polietileni.

Aksioni i mad policor, ndodhi më 9 prill bashkë me Agjencinë Amerikanë për Luftë Kundër Narkotikëve – DEA, u konfiskua drogë me vlerë mbi 800.000 euro, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Bilanci i aksionit shkoi në gjashtë të arrestuar. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale – prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve, që parashihet dhe dënohet në nenin 215 të Kodit Penal.

“Të dyshuarit, si dhe më shumë persona të paautorizuar për shitje, kanë blerë, mbajtur dhe transportuar drogë narkotike marihuanë prej 199.444 kilogramë. Në fillim të këtij muaji, i dyshuari i parë nga Strumica (34), pasi ka gjetur blerës potencial për marihuanën, ka rënë në ujdi për blerjen e drogës nga i dyshuari i dytë nga Shkupi (45) i cili drogën e ka mbajtur në lokacion të paverifikuar. Ai i ka angazhuar të dyshuarit e tjerë dhe kështu 36-vjeçari nga Manastiri në mënyrë të paautorizuar e ka transportuar drogën në lokacionin e paverifikuar deri në fshatin Radobill të Prilepit, kurse të dyshuarit tjerë: 24-vjeçari nga Shkupi, 46-vjeçari nga Prilepi dhe 24-vjeçari nga Kumanova me vetura që i kanë ngasur ata, kanë shoqëruar qarkullimin e veturës me të cilën është kryer transportimi i marihuanës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button