Zaev për të burgosurit për marihuanë: Mund të shoqërohen dhe të fotografohen me këdo, shkelësit e ligjit do të përgjigjen

Partia opozitare VMRO-DPMNE, përsëri, sot ka kërkuar nga firma Zaevi të tregojnë se i burgosuri Aleksandar Ushilkovski a është shofer i Trajçe Zaev, dhe jo në qoftë se është i punësuar në firmat dhe nëse automjeti ku është gjetur droga është e ndonjë firmës partnere me Trajce Zaev, dhe jo në qoftë se është e ndonjërës prej firmave të Zaev, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Nuk kam as çfarë të shtoj as çfarë të heq nga deklarata e familjarit tim Trajçe Zaev – as i burgosuri Aleksandar dhe as automjeti nuk kanë lidhje me firmat e Zaev, u përgjigj sot kryeministri Zoran Zaev në pyetjen gazetareske për të komentuar rastin me të burogusrit për tregti me marihuanë, me çka dyshohej firma e djalit të axhës së kryeministrit dhe shoferit të tij.

“Djali i axhës tim dje kishte koment publik dhe gjithsesi unë bisedova me atë. Aleksandar, nuk e di se si e kishte mbiemrin, nuk është i punësuar në firmat dhe, as automjeti i cili ka regjistrim grek nuk ka asnjë lidhje me firmat e Zaevi. Ligji vlen për të gjithë. Mund të ishte shoqëruar me djalin e axhës tim sa të kishte dashur apo komandanti i SPB-së në Prilep të jetë me Zaev, Spasovski, të fotografohet… Në qoftë se e ka shkelur ligjin, do të përgjigjet. Këtu ka bazë për dyshime, po vazhdon procesi gjyqësor dhe në përputhje me dëshmitë do të përgjigjen të gjithë” tha Zaev sot.

Partia opozitare VMRO-DPMNE, përsëri, sot ka kërkuar nga firma Zaevi të tregojnë se i burgosuri Aleksandar Ushilkovski a është shofer i Trajçe Zaev, dhe jo në qoftë se është i punësuar në firmat dhe nëse automjeti ku është gjetur droga është e ndonjë firmës partnere me Trajce Zaev, dhe jo në qoftë se është e ndonjërës prej firmave të Zaev.

“Trajce Zaev nga Dubai demantoi se Ushilkovski nuk ka qenë i punësuar në asnjë prej firmave të tyre. Në vend të kësaj, Trajce Zaev duhet të tregoje se Ulishovski a është shofer i tij apo jo?… Pas kësaj thotë, kombi ku është gjetur drogë nuk ka qenë në pronësi të Zaevi. Askush nuk e tha se ka qenë në pronësi të Zaevi. Ne pyetëm dhe përsëri pyesim, kombi me regjistrim grek, a është e ndonjërës prej firmave partnere të Trajce dhe Boban Zaevi?”, thanë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, Gjykata në procedurën paraprake përcaktoi paraburgim për të gjithë 6 personat në aksionin e ndërmarrë nga MPB-ja dhe Agjencinë Amerikane për luftë kundër lëndëve narkotike – DEA. Informacionin për Sakam da Kazam e ka konfirmuar prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button