RMV, MSH: Sigurojmë kapacitete plotësuese spitalore për të sëmurët nga Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë sot informoi se edhe krahas presionit të madh ndaj spitaleve në shtet, të cilët gjithnjë e më shpejtë po mbushen me kovid-pacientë, janë siguruar vende të lira në disa klinika, Institutin për sëmundje të mushkërive Kozle, si dhe në klinikat interne, njofton Portalb.

“Të gjithë spitalet dhe kuadri mjekësor janë plotësisht të mobilizuar. Edhe nëpër spitalet në shtet, çdo ditë sistemi po menaxhohet, midis reparteve të përhershme infektive në institucionet shëndetësore dhe spitale modulare”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo krizë shëndetësore vala e tretë dhe, siç thuhet në kumtesë, ndoshta vala më e fuqishme deri tani, është e pranishme kudo – tek ne, në rajon dhe në gjithë Evropën.

“Gjendja është kritike, por qytetarët nuk duhet të brengosen, ata të cilët kanë nevojë në çdo kohë marrin kujdes dhe trajtim adekuat shëndetësor në për spitale”, potencohet në kumtesë.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat për mbrojtje nga virusi Kovid-19 dhe u bën thirrje që secili individualisht të japë kontributin e tij në luftën me virusin korona dhe t’u ndihmojë punonjësve shëndetësor, në këtë betejë të llodhshme e cila po zgjat tashmë më shumë se një vit.

Paraprakisht, sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në spitale në vend është paraqitur se mjekohen gjithsej 1036 pacientë pozitiv dhe suspektiv të virusit korona. Numri i përgjithshëm i pacientëve me virusin korona të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1739 dhe ka rreth 220 shtretër të lirë në kovid-qendrat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button