RMV, në spitalet e vendit ka 1.720 pacientë të hospitalizuar me kovid, vetëm në 24 orë janë shtrirë 87 persona

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 87 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Ndërkohë numri i përgjithshëm i pacientëve me kovid-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitale në të gjithë vendin është 1.720, ndërsa ka rreth 240 shtretër të lirë, transmeton Portalb.mk.

Gjithsej 686 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 40 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 20 pranime të pacientëve, 11 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle s’ka pasur pacient dhe 2 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.

Momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 142 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 155 pacientë,Kozle 38, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 8 pacientë, dhe në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri 11.

Gjithsej 686 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 90 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button