Pse Tetova përsëri nuk ka mjaftueshëm ujë të pijshëm?

Dëmtimi i shpeshtë i sistemit të furnizimit me ujë për Tetovën në Malin e Sharrit ka ngritur dyshime se ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël në ato zona tashmë ka filluar të shkaktojë probleme, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse ndërmarrja komunale dhe komuna thonë se tërmetet janë shkaku, sektori joqeveritar thekson se për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve në lokalitetin e Leshnicës ndodh rrëshqitje e tokës, dëmtim i tubave të ujit dhe humbje e qindra litrave ujë në sekondë.

“Vetëm 300 metra nga kaptazha ndërtohet hidrocentral. Drejtoresha e Inspektoratit për Mjedis Jetësor, Ana Petrovska, paralajmëroi në nëntor se me ndërtimin e hidrocentralit në Leshnicë ekziston mundësia e ndotjes së ujit dhe furnizimit me ujë të qytetit të Tetovës. Dhe sot po përballemi me këto pasoja. Organizatat mjedisore dhe ekspertët ju kanë paralajmëruar paraprakisht për këto pasoja katastrofale. Siç dihet, ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël dhe rrugët e tyre qasëse krijojnë fenomene të erozionit dhe rrëshqitjeve të tokës që shkaktojnë dëme të pakthyeshme në strukturat unike të relievit në gryka”, tha Ngadhnjim Mehmeti nga Shoqata Eko Guerila.

Për sistemin e ri të furnizimit me ujë që filloi të përdoret në vitin 2017, i cili tani shpesh dëmtohet për shkak të erozionit, Kryetarja eKomunës Teuta Arifi konsideron se nuk bëhet fjalë për cilësinë e ndërtimit ose ndërtimin e hidrocentraleve.

“Kur është punuar ka pasur këshill mbikëqyrës, kush ka kontrolluar dhe kush është përgjegjës. Ne u kemi kërkuar atyre që t’i përgjigjen më shumë pyetjeve që i presim. Gjithashtu, deri para një muaji, nuk kemi pasur ndonjë problem të ngjashëm dhe përgjigjet që marrim nga ata që punojnë në terren është se ne po punojmë në të vërtetë për shkak të paqëndrueshmërisë së vendit një muaj e gjysmë më parë”, tha Arifi.

Doktori Ratko Davidovski, specialist në ekologjinë shëndetësore dhe higjienën nga Qendra për Shëndet Publik, paralajmëron se çdo ndërprerje në furnizimin e vazhdueshëm me ujë të pijshëm përbën rrezik rrezik.

“Ekziston rrezik si për ndotje fiziko-kimike edhe për ndotje mikrobiologjike. Gjegjësisht, edhe me substanca të dëmshme edhe të rrezikshme edhe me baktere dhe viruse të ndryshme. Në këtë rast se duhet vepruar sipas planit të sigurisë së ujit që patjetër duhet ta ketë çdo ndërmarrje publike. Në rast defektesh, zakonisht duhet të bëhet hiperklorimi”, thotë Davidovski.

Nga 24 orë, 11 orë dhe 30 minuta furnizimi me ujë ndërpritet për shkak të kufizimev, të cilat bëhen me qëllim të shpërndarjes së barabartë të sasisë së ujit për pijshe.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Urgjent të ndërpritet ndërtimi i hec,që nuk
    janë më të mëdhenj se një mulli i vogël.
    Unë nuk e di ku e sheh komuna levërdinë
    që le 140000 banorë pa ujë të pijshëm,sidomos në kët kohë pandemie,për
    një hidrocentral që besoj se nuk mund të furnizojë 20-30 shtëpi me rymë,vetëmse
    nëse interesi mëshifet dikund tjetër.
    Pasi pritet të shpallet park nacional mali
    Sharr,urgjentisht të ndalet me vazhdimin e
    ndërtimeve të hec-ve pa marë parasysh avansimin e punimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button