RMV, Enti i Statistikave nuk do të fillojë me regjistrimin e popullsisë në terren

Enti Shtetëror Statistikave njoftoi se nuk do të fillojë aktivitetet e regjistrimit në terren. Kjo për shkak të situatës së re që është krijuar, pasi  Kuvendi nuk arriti të bëjë ndryshime në Ligjin për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021, si dhe deri në përfundimin e procedurës në Kuvendin e RMV që pritet të ndodhë shumë shpejt, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh që Regjistrimi është planifikuar të zgjasë 21 ditë, gjegjësisht deri më 21 prill, Enti Shtetëror i Statistikave konsideron se ka kohë të mjaftueshme që të gjitha aktivitetet e planifikuara të regjistrimit të përfundojnë në kohë”, thuhet në njoftimin e ESSh-së.

Në një periudhë kur pritet të gjendet zgjidhje në Kuvendin e RMV-së, ESSh edhe njëherë do t’i verifikojë të gjitha aktivitetet organizativo-teknike në teren, që të jetë edhe më i sigurt se gjithçka është gati për fillimin eventual me regjistrimin në terren.

Nga Enti i Statistikave thonë se për të gjitha aktivitetet që pasojnë, do ta informojnë publikun në kohën e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button