Zemri Qamili: Nesër do të dini detaje policore për rrahjen brutale të Islamit

Zëvendës ministri për punë të brendshme, Zemri Qamili u shpreh për Portalb se nesër policia do të del me informata për bandën e huliganëve që të dielën rrahën brutalisht djaloshin 18 vjeçar nga lagja Dizhon e Shkupit.

“Jemi duke e hetuar rastin dhe deri nesër do të keni informata për rrahjen e djaloshit në fjalë” tha shkurt Qamili i pyetur nga Portalb pse polica nuk reagon dy ditë pas ngjarjes e cila rezultoi me lëndime të rënda për të riun shqiptar.

Islami ka qenë me dy shokë të tjerë, pasi që shokët e tij janë larguar ai ka mbetur vetëm dhe i janë afruar te ai një grup prej 12 personave duke e pyetur se çfarë nacionaliteti është. Pasi që u ka treguar se është shqiptar, njëri prej tyre e ka goditur me shkop bejsbolli duke e shtrirë atë për toke.

Atë e kanë rrahur deri sa ka humbur vetëdijen duke marrë plagë të rënda trupore si: të thyer e ka nofullën e poshtme, kockën ballore dhe i ka të dëmtuara unazat e qafës dhe ashtin kurrizor. 

Lajme të ngjashme

Back to top button