RMV, 1.320 raste të reja me Kovid-19, i lartë numri i të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit

Nga gjithsej 4,738 të testuar për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit 1,320 persona kanë rezultuar pozitiv kurse 35 persona kanë humbur betejën me virusin. 514 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Janë raportuar gjithsej 35 humbje jete, edhe atë: 16 pacientë nga Shkupi (89, 87, 82, 79, 76, 72, 70, 69, 69, 68, 68, 65, 64, 62,57,54), 4 pacientë nga Manastiri (78, 68, 65, 63), 3 pacientë nga Strumica (80, 64, 62), nga 2 pacientë prej këtyre qyteteve Koçani (71, 62) dhe Prilepi (84, 69) dhe nga një person i vdekur është raportuar nga Kumanova (53), Tetova (69), Gostivari (79), Kavadari (74), Velesi (82), Gjevgjelia (34), Kriva Palanka (71) dhe Demir Kapija (85).

Të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • -Shkup 604
  • -Kumanovë 80
  • -Manastir 72
  • -Veles 62
  • -Ohër 60
  • -Kavadari dhe Shtip nga 44 raste në secilin qytet
  • -Prilep 43
  • -Gostivar 40
  • -Gjevgjeli 38
  • -Tetovë 29
  • -Strumicë 28
  • -Negotinë 23
  • -Strugë 20
  • -Koçani 19
  • -Kërçovë 18
  • -Radovish dhe Berovë nga 10 raste në secilin qytet
  • -Sveti Nikole dhe Kriva Palankë nga 9 raste në secilin qytet
  • -Resnje , Vinicë dhe Bogdanci nga 7 raste në secilin qytet
  • -Delçevë, Vallandovë dhe Krushevë nga 6 raste në secilin qytet
  • -Demir Kapijë 5
  • -Probishtip, Kratovë dhe Pehçevë nga 4 raste në secilin qytet
  • -Makedonski Brod dhe Dojran nga 1 rast në secilin qytet

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • -Shkup 267
  • -Prilep 35
  • -Kumanovë 31
  • -Veles 26
  • -Manastir 18
  • -Kavadari 16
  • -Gostivari dhe Strumicë nga 14 pacientë të shëruar
  • -Tetovë dhe Koçani nga 13 pacientë të shëruar
  • -Valandovë 12
  • -Negotinë 11
  • -Gjevgjeli 9
  • -Shtil dhe Resnje 8 pacientë të shëruar
  • -Demir Kapijë 4
  • -Sveti Nikole, Probishtip dhe Vinicë nga 3 pacientë të shëruar
  • -Berovë 2
  • -Kërçovë, Kratovë, Demir Hisar dhe Dojran nga 1 pacient i shëruar

Ndryshe, deri tani, një total prej 612,694 testeve të Kovid-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 126,230, numri i pacientëve të shëruar është 104,345, numri i atyre që humbën jetën është 3,642 dhe numri i rasteve aktive është 18,243.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button