RMV-në përmes “Tabanocit” deri në ora 10:00 e kanë lëshuar mbi 2 mijë persona, shumica për të marrë vaksinën

Pjesa më e madhe e personave që kanë kaluar kufirin përmes pikës kufitare në Tabanoc kanë shkuar për tu vaksinuar në Beograd dhe Nish, nga mesnata deri në ora 10:00 sot nga vendi kanë dalë 2.139 persona, ndërsa kanë hyrë 1.095, kumtuan nga MPB-ja, transmeton Portalb.mk.

Në këtë pikë kufitare nuk ka shumë trafik, megjithatë, ka një numër të konsiderueshëm të veturave të cilat drejtohen për në Serbi.

Ndërkaq tani nga Ministria për Punë të Brendshme njoftuan se nga mesnata deri sot në ora 10:00 gjithsej 2.139 persona kanë lëshuar vendin përmes vendkalimit kufitar në Tabanoc.

Ndryshe, një pjesë e madhe e qytetarëve të RMV-së veçse kanë paralajmëruar se kanë rezervuar termin për vaksinim në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button