RMV, masat mbeten të njëjta – nuk do të ketë karantinë në fundjavë

Komisioni për Sëmundje Infektive ka pasur sot takim në të cilin nuk i është propozuar Qeverisë masa të tjera kufizuese, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë masa të reja shtesë, gjegjësisht nuk do të ketë karantinë në fundjavë, informacion që qarkulloi nëpër disa media. Në fuqi mbetet masa, orë policore nga ora 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit të së nesërmes.

Ora policore në Maqedoninë e Veriut u vendos më 10 mars, deri më 22 të po të njëjtit muaj, por më pas u shty deri më 6 prill. Pas kësaj date do të priten rekomandime të tjera nga institucionet kompetente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button