Nuk ka pengesë që qytetarët të vaksinohen në Serbi nëse marrin vërtetim të rregullt, thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Nuk ka kurrfarë pengese që shtetasit e Maqedonisë së Veriut të vaksinohen në Serbi ose në çfarëdo vendi tjetër, nëse marrin vërtetim të rregullt, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për SDK, pasi që një numër i madh i qytetarëve kanë marrë terminë që ta pranojnë vaksinën “AstraZeneka” në Beograd, njofton Portalb.mk.

Qytetarët të cilët nëpërmjet faqes zyrtare të Institutit për Shëndet Publik në Serbi janë paraqitur për vaksinim si shtetas të huaj, gjatë këtij vikendi do të vaksinohen masivisht në hapësirat e Panairit të Beogradit. Në vend në qendrat për shëndet publik në qytetet ku janë paraqitur, të gjithë do të vaksinohen në një vend në kryeqytetin serb.

Ftesa për vaksinim kanë marrë vetëm ata qytetarët të cilët kanë shprehur interes që të vaksinohen me cilëndo vaksinë, a vaksinimi do të kryhet vetëm me “AstraZeneka”.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë të informuar se qytetarët gjatë këtij vikendi do të shkojnë në Serbi për t’u vaksinuar, por thonë se nuk ka kurrfarë pengese që ta kryejnë atë.

“Çdokush mund të sigurojë vaksinë, të vaksinohet kudo qoftë. Nuk mundemi askujt diçka të tillë t’ia ndalojmë, por ekziston kusht që të marrin vërtetim të rregulluar për imunizim, me çka ata qytetarë në vend do të evidentohen si të vaksinuar”, thonë nga Kabineti i ministrit Venko Filipçe.

Në vend, ende nuk ka filluar vaksinimi masiv i popullatës as që dihet se cila është data e saktë se kur do të fillojë. Deri më tani janë vaksinuar vetëm një pjesë e personave mjekësorë me vaksinat “Pfizer”, të cilat kanë arritur në vend si donacion nga Serbia dhe 3.000 të “Sputnik V” të blera nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button