RMV, Filipçe: Vaksinimi masiv planifikohet në prill

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sonte në deklaratë për Televizionin Telma tha se imunizimi masiv i popullsisë planifikohet në prill dhe do të fillojë me sasinë e parë prej 200.000 dozave që do të mbërrijnë ngs Kina dhe me një pjesë të 200 mijë vaksinave nga Rusia, njofton Portalb.

“Kjo u zvarrit disa javë, por të gjithë vendet po ballafaqohen me të njëjtën sfidë, ndërsa ajo është prodhimtaria e pamjaftueshme që të plotësohen nevojat”, shpjegoi Filipçe lidhur me pyetjen se pse vaksinimi i paralajmëruar disa herë në vende ende nuk ka filluar, edhe pse tanimë jemi në pragun e muajit të katërt të këtij viti.

Nga përfaqësues të kompanisë dhe nga Ambasada ruse dje është marrë konfirmim se do të mbërrijë edhe sasia e dytë e vaksinës “Sputnik V”, ndërsa në fazë përfundimtare është edhe marrëveshja, në pjesën e gtransportit, për vaksinat kineze të “Sinofarm”-it. për dy deri në tre javë Filipçe i paralajmëroi edhe vaksinat përmes sistemit Kovaks – “Astra Zeneka”.

Përveç përmes shtëpive të shëndetit, Filipçe theksoi se planifikohet që vaksinimi të realizohet edhe në sallën “Boris Trajkovski”, ku do të ketë më shumë pika vaksinimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button