RMV, deri tani janë vaksinuar 1.155 punonjës shëndetësor kundër Covid-19

Deri më tani 1.155 punonjës shëndetësor e kanë pranuar vaksinën kundër Covid-19. Vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta, informoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk, njofton Portalb.

“Përmes ueb-faqes ‘Vakcinacija.mk’ janë realizuar 63.075 paraqitje të qytetarëve për shfaqje interesim për vaksinim. Deri npë fund të javës i presim edhe sasitë e tjera të vaksinave nga Serbia, si dhe 200 mijë vaksinat kineze”, shkroi Filipçe.

 

Vaksinimi në vend filloi më 17 shkurt me imunizimin e 202 punonjësve shëndetësor.

Dr. Dobrinka Naunova-Jovanovska dhe kryeinfermierja Gabriela Temellkovska nga stafi i Klinikës për Sëmundje Infektive ishin të parat në vend që morën vaksinën kundër kovid-19.

“Është pa dhimbje, ndihem shkëlqyeshëm. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten nga infeksioni aktual gjatë gjithë vitit”, tha Dr. Naunoska.

Ajo shtoi se do të marrë dozën e dytë pas 21 ditësh, ndërsa imuniteti fitohet për 2 deri në 3 javë.

“Për mua do të jetë siguri e madhe që kam marrë vaksinën. Individualsht është kush çfarë imuniteti do të zhvillojë dhe sa antitrupa do të krijojë. Nëntëdhjetë e pesë përqind është fuqia mbrojtëse e kësaj vaksine dhe shpresoj se do të jem në atë 95 përqind”, shtoi ajo.

Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.

Kryeinfermierja Temellkovska tha se i fton të gjithë të aplikojnë për vaksinim, duke shtuar se tani e tutje personeli mjekësor do të ndihet më i sigurt, pasi do të zvogëlohet numri i pacientëve të rinj dhe se “do të fillojmë të kthehemi në jetën normale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button