Protestë e re e hotelierëve, kërkuan të punojnë sipas protokolleve më të rrepta

Pronarët e restoranteve për ngjarje të organizuara, klube të natës, foto studio dhe muzikantë sot përsëri protestuan dhe i përsëritën kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë, njofton Portalb.

Ata kërkuan që të hiqet ndalesa për punë dhe të punojnë sipas protokolleve më të rrepta. Janë të pakënaqur pse nuk janë përfshirë në pakon e pestë të masave antikrizë dhe kërkojnë nga Qeveria të bëjë pako të veçantë të masave për ta.

Paralajmëruan se nga e mërkura do të protestojnë çdo ditë pune në Shkup dhe në qytetet e tjera deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Ata përsëritën se janë operatorët e vetëm ekonomikë të cilëve u është ndaluar veprimtaria primare që nga dita e parë e pandemisë dhe theksuan se me mjetet e tyre paguajnë paga për të punësuarit dhe paguajnë shpenzime
komunale, qira…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button