Nuk dihet akoma se kur do të mbahet konferenca më e madhe e NATO-s për marrëdhënie me publikun dhe luftën me dezinformatat që do të zhvillohet në Shkup

Nuk dihet akoma, data ose mënyra e mbajtjes – në mënyrë online ose fizike, e konferencës më të madhe të NATO-s deri më tani që është planifikuar të mbahet në Shkup. Nga Ministria e Mbrojtjes për Portalb.mk, thonë se për mënyrën dhe datën e mbajtjes nuk do të dihet deri në maj, kur edhe pritet të merret një vendim përfundimtar.

Në këtë konferencë, më e madhja deri më tani për marrëdhënie me publikun pritet të marrin pjesë rreth 500 ekspertë për komunikime nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, paralajmëroi në fund të vitit të kaluar ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska Jankovska.

“Këtu do të thuren planet për komunikim të NATO-s me publikun, për luftën me lajmet e rrejshme dhe sulmet”, deklaroi Shekerinska.

Ajo tha se nëse lejon pandemia, Shkupi do të jetë nikoqir i ekspertëve të NATO-s.

“Do të kenë mundësi ta shohim edhe qendrën tonë rajonale për marrëdhënie me publikun, për të cilin duam që, në bashkëpunim me Qendrën në Riga, të shndërrohet në Qendër Rajonale për luftë kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme për krahun e jugut të NATO-s”, theksoi Shekerinska.

Duke folur për planet në Ministrinë e Mbrojtjes në mandatin e ri, Shekerinska theksoi se planet për modernizim të ushtrisë parashohin furnizimin me 151 automjete të lehta të blinduara në 4-6 vitet e ardhshme, ndërsa me marrëveshje qeveri me qeveri me SHBA, të nënshkruar vitin e kaluar, veç më është dakorduar furnizimi i 33 automjeteve të lehta të blinduara, të cilat duhet të vijnë gjatë vitit të ardhshëm.

Ministria e Mbrojtjes do të formojë qendër për mbështetje të kompanive vendore gjatë performancës së tenderëve të NATO-s.

Gjithashtu, Shekerinska informoi edhe për stërvitjen e ardhshme ushtarake “Goditja vendimtare 21”, e cila do të mbahet në maj dhe qershor të këtij viti në Maqedoni dhe do të marrin pjesë rreth 2.000 ushtarë të armatës maqedonase, amerikane, bullgare dhe greke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button