Dibër, biblioteka sjell dhe librat elektronik

Në kuadër të aktiviteteve  të Qendrës për Kulturë në Dibër, filloi  modernizimi i bibliotekës të qytetit ,falë projektit për sistematizimin e librave në formë elektronike. 

Ky aktivitet që realizon formën e digjitalizuar të fondit të bibliotekës është një aktivitet në kuadër të sistemit KOBIS.

“Mjetet financiare janë të siguruara nga Ministria për Kulturë dhe shpresoj që të gjitha librat që posedon biblioteka shumë shpejt të digjitalizohen që të mund të lexohen edhe në formë elektronike.” tha drejtori i Qendrës për kulturë në Dibër, Artin Spahiu.

Në bibliotekën e qytetit ka afër  70 mijë  tituj të librave nga lëmi të ndryshme. Ky sfond duhet të pasurohet edhe me libra të tjerë meqë një pjesë e madhe e titujve janë libra të dekadave të kaluara informojnë nga biblioteka.

Drejtoria e Qendrës për kulturë në kuadër të së cilës punon edhe biblioteka e qytetit viteve të fundit ka ndërmarrë aktivitete të shumta për pasurimin e  bibliotekës me tituj të rinj, e sidomos me tituj në gjuhën shqipe. 

“Kërkesat e lexuesve dibran gjatë kohëve të fundit ishin tejet të mëdha ndaj dhe pasuruam bibliotekën tonë me tituj të rinj”, potencoi Spahiu.  

Përndyshe biblioteka e qytetit para do kohësh në sipërfaqet e saj vendosi kompjuterë nëpërmjet të së cilëve lexuesit përkrah leximit të librave shumë shpejt do të munden librat ti lexojnë edhe në formë elektronike.

Lajme të ngjashme

Back to top button