Vigenin: Historia e përbashkët me Maqedoninë është çështje e ndjeshme

Historia e përbashkët e Maqedonisë është çështje e ndjeshme dhe nuk duhet t’i mohojmë disa realitete historike, thotë shefi i diplomacisë bullgare, Kristian Vigenin në një intervistë për Radion nacionale bullgare.

“Nëse dy vendet dëshirojnë të ndërtojnë ardhmëri të përbashkët evropiane do të duhet të bëjnë disa kompromise sa i përket interpretimit të historisë. Do të mund të shkojmë përpara nëse ndërtojmë marrëdhënie evropiane, por ato çështje do të rregullohen gradualisht”, thotë Vigenin.

Sipas tij, “nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim do ta hapë rrugën e Maqedonisë drejt strukturave evropiane. Kjo nuk është pozitë e re e as ultimatum. Ajo marrëveshje do t’i rregullojë disa realitete politike”, thekson Vigenin.

Shefi i diplomacisë bullgare poashtu thotë se nuk janë të vërteta thëniet se Maqedonia nuk dëshiron ta nënshkruajë marrëveshjen. Dëshmi për këtë janë, thotë ai, katër rundet e bisedimeve që janë zhvilluar ndërmjet dy vendeve.

Përveç historisë së përbashkët, dallime ndërmjet dy vendeve, sipas tij, ka edhe në lidhje me një nen të Kushtetutës së Maqedonisë ku flitet për pakicat maqedonase në vendet fqinje, si dhe për gjuhën.
Intervista e Vigeninit vjen pas takimit të djeshëm joformal ndërmjet qeverie të Maqedonisë dhe të Bullgarisë në qytetin kufitar të Bullgarisë, Qystendil. Vinfenin paralajmëroi se është e mundur që në gusht të mbahet seancë e re e përbashkët qeveritare në Maqedoni, për të cilën presin ftesë nga pala maqedonase. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button