RMV, numri i viktimave nga virusi korona në vend sot i lartë, gjithsej 872 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 3.394 teste për Kovid-19 nga të cilët 872 persona kanë rezultuar pozitiv. Sot 22 pacientë humbën betejën me virusin korona përderisa 412 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Janë raportuar gjithsej 22 persona që kanë ndërruar jetë, edhe atë: 9 pacientë nga Shkupi (66, 69, 78, 87, 75, 80, 75, 70, 73), 4 pacientë nga Prilepi (67, 86, 89, 45), 2 pacientë nga Gjevgjelia (73, 73) nga 1 pacient nëTetovë (72), Veles (73), Ohër (79), Koçani (72), Kërçova (70), Dellçeva (75) dhe Strumica (70). Të gjithë pacientët ndërruan jetë në kushte spitalore.

Të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit janë nga:

  • Shkupi – 459,
  • Prilepi – 51,
  • Kavadari – 35,
  • Kumanovë, Manastir dhe Ohër – 33
  • Tetovë – 31,
  • Gostivar – 28,
  • Shtip – 24,
  • Negotinë dhe Berovë – nga 15,
  • Veles – 14,
  • Kriva Pallanka – 13,
  • Strumica dhe Struga – nga 11
  • Krushevë – 9,
  • Demir Hisar – 8,
  • Gjevgjeli – 7,
  • Koçani, Radovish dhe Probishtipi – nga 6
  • Kërçovë, Resnjë dhe Bogdanci – nga 5
  • Sveti Nikola – 3,
  • Vinicë, Vallandovë, Kratovë, Demir Kapija , Makedonski Brod dhe Dojran – nga 1.

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 179,
  • Ohër – 44,
  • Strugë – 34,
  • Prilep – 33,
  • Kumanovë – 23,
  • Tetovë – 18,
  • Manastir – 13,
  • Strumicë – 12, Gostivar – 10,
  • Gjevgjeli – 8,
  • Veles – 6,
  • Shtip – 5,
  • Kriva Palanka,
  • Delçeva dhe Probishtipi – nga 4
  • Dibra dhe Kërçova – nga 3
  • Resnjë, Vinicë dhe Kratovë – nga 2
  • Negotinë, Krushevë dhe Bogdanci – nga 1.

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri tani në vend janë kryer gjithsej 548.210 teste për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vend nga fillimi epidemisë është 108.350, i të shëruarve 95.822, i të vdekurve 3.228 ndërsa aktualisht ka 9.300 raste aktive në vend.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button