Zaev: Vazhdojnë reformat për vendosjen e standardeve evropiane në shtëpi

Kryeministri, Zoran Zaev në konferencën e sotme ku prezantoi agjendën e Qeverisë “Evropa në shtëpi”, tha se vazhdojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për heqjen e vetos që e vendosi Bullgaria. Por, ai ka shtuar se gjithashtu vazhdojnë edhe reformat për vendosjen e standardeve evropiane në shtëpi, transmeton Portalb.mk.

Nëpërmjet agjendës “Evropa në shtëpi”, Zaev tha se Qeveria dhe institucioneve të tjera, siç janë Kuvendi, organet gjyqësore, KSHZ, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit si dhe komisione dhe agjenci të tjera, do t’i përfundojnë aktivitetet e mbetura për “evropianizim të tërësishëm të sistemit dhe të punës së tyre”, sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

“Në agjendën Evropa në shtëpi janë vendosur principet dhe synimet si prioritet në planin qeveritar “Aksioni 21”, me të cilën e konfirmuar vendosshmërinë tonë t’i implementojmë standardet dhe vlerat evropiane në çdo segment të shoqërisë sonë. “Evropa në shtëpi” është një plan me afate i llojit të vet me aktivitete të vërtetuara dhe bartës të atyre aktiviteteve të cilët në afat të saktë të caktuar duhet t’i kryejnë obligimet e tyre që t’i avancojmë institucionet dhe sistemin. Përmes asaj, qytetarët të marrin shërbime më të mira dhe jetë më të mirë dhe të tregojmë edhe njëherë se Maqedonia e Veriut e meriton vendin në Bashkimin Evropian dhe se i takon sipas natyrës familjes së popujve evropian”, tha Zaev.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov tha se kjo agjendë është një udhërrëfyes që duhet ta ndjekin të gjithë institucionet, duke zbatuar hapa reformues që do t’i monitorojë SÇE

“Pavarësisht prolongimit të procesit ne nuk do të heqim dorë dhe paralelisht me betejën për fillim formal të negociatave qasëse, do ta vazhdojmë edhe agjendën vendore për ndryshime. Përparimi për të cilin flet BE në raportet ta ulim nga labirintet e letrave dhe administratën në nivel të cilin do ta ndjejnë vet qytetarët përmes ndryshimeve rrënjësore në funksionimin e vet sistemit shtetëror. Na pret shumë punë, por edhe unë edhe SÇE edhe Qeveria jemi të gatshëm t’i mprehim institucionet dhe t’i thyejmë mitet se strategjitë dhe planet bëhen vetëm atëherë kur dëshirohet të shmanget puna e vërtetë. Qëllimi ynë është që të sigurojmë fokus, monitorim dhe llogaridhënie në hapat reformues, që të ketë rezultate të dukshme dhe konkrete”, deklaroi Dimitrov.

Duke komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani se vendi është i gatshëm t’i vendos në Kushtetutë bullgarët, Zaev tha se para se të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian do ta hap Kushtetutën që të vendosen bashkësitë etnike më të vogla.

“Kemi gatishmëri, jo vetëm për bullgarët, por edhe për kroatët, egjiptianët, austriakët, rumunët dhe kë do tjerët që e kemi nga bashkësitë etnike në numër më të vogël. Ne jemi shoqëri e hapur, vend evropian dhe do ta ndjekim shembullin e vendeve evropiane”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button