Një burrë ka sulmuar personelin mjekësor dhe e ka thyer inventarin në Spitalin e Gostivarit

51-vjeçari B.R. nga Gostivari është ftuar në bisedë në stacion policor pasi që është paraqitur se është sjellur me agresivitet dhe ka thyer inventar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

“Dje rreth orës 15:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Feri Murad” për dhënie të ndihmës mjekësore është pranuar I.R. (78) nga fshati i Gostivarit Senokos. Gruaja për shkurt kohë ka ndërruar jetë në Repartin Intern, ndërkaq menjëherë pas kësaj, djali i saj 51-vjeçar B.R. e ka sulmuar fizikisht që të punësuar në Repart dhe është sjellur me agresivitet, ka filluar ta godasë inventarin në brendësinë e hapësirës”, shtojnë nga MPB.

Ngjarja është paraqitur në stacion policor, ndërkaq pas ekspertizës në vendin e ngjarjes, po merren pasa për pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button