Qeveria do të binte pas arratisjes së Mijallkovit, kështu që u desh të trokitet në tavolinë, thotë Zaev

Kur Sasho Mijalkov u arratis, dihej që qeveria do të binte, kështu që duhej trokitur në tavolinë, i shtrënguam institucionet ose do të kishte dorëheqje, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Slloboden Peçat rreth arratisjes dhe paraqitjes të ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov.

“Padyshim kur shihni se nuk ka sukses serioz, të përkushtuar dhe trokitni në tavolinë, aty dihej, qeveria do të bjerë. Do të shesim pastrimin e gjyqësorit, Gruevski u arratisi, pastaj Mijallkov dhe çfarë? Pra, ose do ta kryeni punën, për të cilën u paguan populli, njëqind për qind sipas ligjit, ose deri të enjten në mëngjes do të ikni, ndërsa të premten ose të shtunën mbase edhe unë. Dhe, siç thotë Cacko, do të vijë fëmijë i ri. Kështu e ka demokracia”, tha Zaev.

Ai thotë se personalisht ka mësuar shumë nga arratisja e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, prandaj atë që ka mund të bëhej atëherë, institucionet bënë në rastin e Mijallkovit. Pret që hetimi i prokurorisë të tregojë lëshime të mundshme të institucioneve, megjithëse Mijallkovi u shfaq.

“E dini si, zakonisht shërbimet Agjencia për siguri kombëtare është institucion që punon në shtëpi, Agjencia e inteligjencës është për jashtë. Dhe tani thonë, abe kush e di se në cilin kontinent është, ka ikur, jo qenka në Beograd, etj… pse? Ashtu që ata nuk do të punojnë, nëse është jashtë nuk kanë gjë për të punuar. Alo, nuk është jashtë, këtu është! Ta kryeni punën tënde”, tha Zaev.

Të dielën 21 shkurt, u përhap informata se Mijallkovi është arratisur pasi që ai ishte i pakapshëm për policinë, pak para se gjykata ta shpallë aktgjykimin për rastin “Target-Fortesa” në të cilin ai është i dyshuar se e ka kryer përgjimin masiv në RMV. MPB madje e nxori me fotografi dhe biografi të shkurtër në tablonë e personave që kërkohen me fletë-arrest të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Gjatë gjithë kësaj kohe as policia dhe as prokuroria nuk morën përgjegjësi për punë joprofesionale. Kryeprokurorja Villma Ruskoska thoshte se dyshon se dikush i ka ndihmuar Mijallkovit, pasi policia ka qenë duke e vëzhguar atë dhe ka pasur kontakt vizual, deri pak para arratisjes. Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në paraqitjen e tij për media tha se nuk ndjen përgjegjësi për këtë ndodhi.

Mijallkov i cili tri ditë u kërkua nga autoritetet, të martën u paraqit papritmas në Prokurori në Shkup ta marrë vendimin për arrestin shtëpiak. Ai tha se ka qenë i sëmurë dhe se nuk është arratisur, siç u njoftua në opinion.

Pastaj, më 26 shkurt Mijallkovit iu shqiptua dënim me burg prej 12 vjetësh për përgjimet e paligjshme për rastin “Target-Fortesa”. Ai momentalisht është në paraburgim në IDP burgu “Shkup” deri në hyrjen në fuqi të dënimit, përkatësisht deri në fillimin e mbajtjes së dënimit prej 12 viteve. Paraburgimi mund të zgjas më së shumti 60 ditë, sipas rregullativës aktuale ligjore. Ai bashkë 4 të dënuarit e parë duhet të kthejnë mbi 87 milionë denarë për shkak dëmit të kryer (Rreth 1.5 milion euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button