Regjistrimi i popullsisë 2021: Deri në mëngjes, në aplikacionin për vetë-regjistrim janë regjistruar 22.253 njerëz nga diaspora

Sot deri në ora 8-të në mëngjes, përmes aplikacionit për vetë-regjistrimit të Entit shtetëror të Statistikës (ESHS) janë regjistruar gjithsej 22.253 persona. Diaspora është duke përdorur aplikacionin për vetë-regjistrim pa probleme, ndërsa ESHS tashmë ka lëshuar një paralajmërim se çdo person që përpiqet të keqpërdorë aplikacionin, duke përfshirë futjen e të dhënave të rreme, do të dënohet në përputhje me ligjin, raporton Meta, transmeton Portalb.mk.

Përveç diasporës, pa pengesa po zhvillohet edhe procesi që tashmë ka filluar i para-regjistrimit të personave në institucionet ndëshkuese-korrigjuese, personave të pastrehë, personave të angazhuar në Armatë, në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe përfaqësuesit në institucionet ndërkombëtare, si dhe vetë-regjistrimi i atyre që qëndrojnë jashtë shtetit .

Ndërkohë, po bëhen përgatitjet për fazën kryesore të regjistrimit nga 1 Prilli deri në 21 Prill. Nën moton “Këtu jetoj, vendosi, ekzistoj”, filloi fushata për kryerjen e regjistrimit të ardhshëm. Fushata u krijua dhe zbatua nga Agjencia për realizim të të drejtave të komuniteteve në vend, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Në fushatë janë përfshirë edhe përfaqësues të bashkësive etnike në vend, e me të qytetarët do të informohen për regjistrimin e ardhshëm.

ESHS e ka filluar trajnimin disa ditor, që do të zgjasë deri më 7 Mars, e në të cilin do të trajnohen 150 instruktorë shtetërorë, të cilët janë gjithashtu nga radhët e punonjësve të Entit shtetërore të statistikave. Në trajnim, përveç pjesës teorike do të ketë edhe ushtrime praktike. Pas përfundimit të trajnimit, instruktorët shtetërorë e kanë detyrim të mbajnë trajnim për anëtarët e komisioneve të rajoneve të regjistrimit dhe të instruktorëve rajonalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button