RMV, 8 pacientë ndërruan jetë me Kovid-19, ndërsa u regjistruan 554 raste të reja

Në Maqedoninë e Veriut, nga 3.447 të testuar për Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 554 persona kanë rezultuar pozitiv, 8 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa të shëruar sot në vend janë regjistruar 210 persona, shkruan Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë dy pacientë (77 dhe 70v) me virusin korona, një pacient nga Prilepi (72v), Kavadarci (73v), Ohër (71v), Resnjë (68v), Vallandova (66v) dhe Dojrani (64v).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë deri sot është 101,762,  nga të cilët 90,895 të shëruar, kurse 3,119 kanë ndërruar jetë. Aktualisht ka 7,748 raste aktive në vend. Deri më tani janë realizuar 516,169 testime për Covid -19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button