16 vjeçari ka shkelur me “BMW X6” një mjek në afërsi të Qendrës Klinike në Shkup

Mbrëmë rreth orës 20:30 një 16 vjeçar ka shkelur me veturë një mjek në rrugën Nënë Tereza. I mituri me veturë “BMW X6” me regjistrim të Shkupit, ka shkelur 58 vjeçarin GJ.J i cili ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të Qendrës Klinike, transmeton Portalb.mk.

“Këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore në aksident dhe është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa personi është arrestuar”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas këtij aksidenti, sot kanë reaguar nga Oda e Mjekëve të RMV, të cilët kanë dënuar ashpër këtë incident, ku ka marrë lëndime të rënda trupore dr. Gjorgji Jota, kirurg dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

“Duke vlerësuar seriozitetin e këtij rasti i bëjmë thirrje publike sistemin gjyqësoro – juridik që të qasen në kohë, me seriozitet dhe përgjegjësi drejt zgjidhjes së këtij rasti, ndërsa autori të sanksionohet më ashpër. Ky rast tregon se nuk është e nevojshme ngritja e standardeve të sigurisë vetëm në institutet shëndetësore, por edhe në rrethinën ku përkrah punonjësve shëndetësor, lëvizin edhe persona të cilët për shkak të gjendjes shëndetësore kanë vështirësi në lëvizje, si dhe personat me invaliditet. Është e domosdoshme që të krijohen kushte më të sigurta për punë të profesionistëve shëndetësor dhe për mjekimin e pacientëve”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button