RMV, fillimisht mjeku do të telefonojë qytetarin, i cili vetë do të vendos për vaksinimin kundër Kovid-19, sqaroi drejtori Zeqiri

Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut ka një javë që ka filluar tek mjekët, të vlerësuar si qytetarët më të rrezikuar nga virusi korona, transmeton Portalb.mk. Procesi i vaksinimit kishte filluar me dozat e para të vaksinave të ardhura më 14 shkurt nga Serbia, ndërsa sot është pranuar sasia e dytë e vaksinave përsëri nga Serbia.

“Pas tyre do të vijnë grupmoshat mbi 70 vjeç dhe të sëmurët me sëmundje kronike”, deklaroi për EN drejtori i Qendrës për shëndet publik, Besim Zeqiri, duke sqaruar që nuk ka efekte anësorë te personat që janë vaksinuar deri më tani, përveç dhimbjeve të vogla në vendin e vaksinimit dhe raste me ethe të lehta.

Zeqiri tha se janë mjekët e familjes ata që telefonojnë grupmoshat e rrezikuara për t’i pyetur nëse duan apo jo ta bëjnë vaksinën dhe më pas zgjedhja ngelet në dorën e pacientit.

“Mjekët amë janë duke përgatitur listat e pacientëve që janë me sëmundje kronike dhe të personave mbi 70 vjet, duke i kontaktuar ata nëse do të kishin pasur dëshirë të vaksinohen, ose jo. Përsëri do të jetë puna e vaksinimit në vullnetin e pacientit”, deklaroi Zeqiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button