Stoilkovski: Në cilin shtet i arratisuri përfundon në burg shtëpiak

Zëdhënësi i VMRO – DPMNE-së, Naum Stoilkovski sot para selisë të LSDM-së tha se ka marrëveshje mes Sasho Mijallkov dhe Zoran Zaev, ndryshe “i arratisuri nga drejtësia nuk do të përfundonte në paraburgim shtëpiak”, transmeton Portalb.mk.

“Në cilin vend i arratisuri nga drejtësia, pasi është kapur përfundon në paraburgim shtëpiak? Dhe shëtitet vet para mediave. Kjo tregon për marrëveshje të mundshme mes Zaevit dhe Mijallkovit. A thua për këtë Zaev mundëson kushte ekstra për Mijallkov dhe trajtim ekstra. Ky është një cirk klasik dhe tallje e shtetit ët së drejtës dhe sundimit të së drejtës, por para së gjithash nënçmim i inteligjencës së opinionit”, deklaroi Stoilkovski.

Ai theksoi se sistemi për të cilin vet Oliver Spasovski fliste se nuk funksionon, “në të vërtetë është pushteti i tyre”. Sipas tyre, bëhet fjalë për marrëveshje.

“Për shkak të reagimeve të fuqishme dhe të bujshme të qytetarëve dhe faktorëve të jashtëm duhej të lëshojnë pe nga plani. Për këtë Zaev, ashtu siç edhe brifoi vet mbrëmë ka thirrur gjykatës, prokuror tek ai në kabinet. Ajo do të thotë se Zaev vet është legjitimuar si kreu i piramidës së mafisë dhe koordinator i pazarit me drejtësinë i cili i mban nën kontroll prokurorët dhe gjykatësit. Janë qesharak në tentimin që ta arsyetojnë këtë”, tha ai.

LEXO: Shumë pyetje mbetën pa përgjigje për arratisjen dhe “dorëzimin” e Mijallkovit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button