NP për Hekurudha punon në zgjidhjen ideore për hekurudhën që do të ndërtohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit
Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore e RMV-së për momentin po përgatit zgjidhje ideore për ndërtimin e linjës së re hekurudhore nga hekurudha aktuale Shkup-Kumanovë deri te Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, informon drejtori i kësaj ndërmarrje Hari Llokvenec në emisionin “Utrinski brifing” të “Sllobodna TV”. Drejtori i i Hekurudha-Infrastruktura pret që ndërtimi i kësaj linjë hekurudhore pret që të rrumbullakohet në vitin 2023, njofton Portalb.mk.
Në ndërkohë, Meta.mk, nga fundi i janarit deri sot tre herë ka dorëzuar, por nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në lidhje me atë se deri ku është procedura për marrjen e përgjigjes nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në lidhje me dorëzimin e planit investues për përpunimin e studimit për ndërtim të linjës hekurudhore deri te aeroporti, i cili është planifikuar të financohet me mjete nga programi i ri i BE-së IPA III.
Në fakt, përpunimi i dokumentacionit projektues duhet që të vijojë pasi që treni i aeroportit hyri si projekt në Programin për punën e Qeverisë për periudhën 2020-2024, a paraprakisht projekti ishte kyçur edhe në Strategjinë Nacionale të Transportit për periudhën 2018-2023. Mes tjerash, me këto dokumente duhet që të konstatohet rruga përfundimtare sipas të cilës do të ndërtohet linja hekurudhore dhe arsyetimi ekonomik për realizimin e saj.
Ekzistojnë dy opsione për ndërtimin e linjës hekurudhore deri te Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit: e para fillon nga stacioni hekurudhor Ilinden, a e dyta nga stacioni hekurudhore Mlladinovci, deri në stacionin e ardhshëm në aeroport. Vlerësimi fillestar i theksuar në Strategjinë Nacionale për Transport është se projekti do të kushtojë 30 milionë euro, i cili do ta përfshijë ndërtimin e linjës hekurudhore dhe stacionin e ardhshëm të aeroportit.
Meta.mk dhe Portalb.mk disa herë kanë shkruar në dy vitet e kaluara për përparësitë e trenit në aeroport. Nga Qendra Transportuese në qendrën e Shkupit deri në aeroport do të arrihej dy herë më shpejtë, me biletë që do të kushtonte katër herë më lirë, a me trenin mund të transportohen 5 herë më shumë udhëtarë. Njëkohësisht, ky tren mund të shfrytëzohet edhe nga banorët e komunave Ilinden, Milladinovc dhe Gazi Babë në kuadër të idesë për hekurudhë urbane-jashtëurbane në Shkup.
Lidhja e ardhshme hekurudhore deri në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup do të mundej të shfrytëzohet edhe për ndalesë të trenave të udhëtarëve mes Shkupit dhe Kumanovës, e cila në RMV është e dyta komunë sipas madhësisë.
- LEXO: Ministria e Transportit po kërkon fonde nga BE për studim për të ndërtuar hekurudhë deri tek Aeroporti i Shkupit
- LEXO: Hekurudha deri në Aeroportin e Shkupit ka ekzistuar deri në vitin 1980, në trase sot ka vetëm hedhurina
- LEXO: Hekurudha – infrastruktura e gatshme për të qenë bartës i projektit për tren deri në aeroport
- LEXO: Edhe TAV mund të ndihmojë në ndërtimin e hekurudhës direkte nga Aeroporti i Shkupit
- LEXO: Linja hekurudhore në relacion aeroporti i Shkupit – Milladinovcë premtohet që do të ndërtohet deri në vitin 2023
- LEXO: Ndërtimi i hekurudhës urbane në Shkup – premtim i vjetër katër dekada për të cilin nuk është bërë asgjë (VIDEO)
- LEXO: Treni për në aeroport prioritet në projektet për transport për të cilat do të kërkojmë mjete nga BE-ja
- LEXO: RMV, ideja ekziston, s’ka vullnet për të investuar në trenin e aeroportit (VIDEO)
- LEXO: RMV, për trenin deri në aeroport paratë do t’i kërkojmë jashtë shtetit (Infografik)
- LEXO: Treni i aeroportit nuk do të fillojë të qarkullojë në tre vitet e ardhshme