RMV, ideja ekziston, s’ka vullnet për të investuar në trenin e aeroportit (VIDEO)

Udhëtimi nga lagjet e Shkupit deri te Aeroporti ndërkombëtar mund të kushtojë deri në 20 euro në një drejtim, përkatësisht të jetë më i shtrenjtë se vetë fluturimi i një kompanie me kosto të ulët. Nëse nuk përdoret taksi, çmimi i biletës për linjën e drejtpërdrejtë të autobusit deri te aeroport është 180 denarë, por orari nuk korrespondon gjithmonë me kohën e ngritjes dhe uljeve të aeroplanëve në aeroport. Qytetarët më së shpeshti janë të detyruar të përdorin makinat e tyre për të arritur në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit në një situatë kur në vetëm 2 kilometra nga aeroporti kalon hekurudha ekzistuese Shkup-Kumanovë.

Përkundër afërsisë së infrastrukturës hekurudhore deri te aeroporti, deri më tani askush në vend nuk ka shprehur interes për të investuar të ndërtojë lidhje të drejtpërdrejtë të trenave nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit deri në stacionin kryesor të trenit në Shkup. Programi i punës i Qeverisë aktuale është përfshirë ideja për të themeluar trafikun e pasagjerëve me tren rreth Shkupit, me të cilin parashikohet ndërtimi i një hekurudhe deri te aeroporti. Megjithatë, ky projekt deri më tani ka arritur vetëm deri në nivel idesë që është përfshirë për realizim në Strategjinë kombëtare të transportit për periudhën 2018-2030.

Për të vendosur në funksion trenin e aeroportit vlerësohet se do të nevojiten 30 milion euro, sa nevojiten për ndërtimin e hekurudhës deri te aeroporti dhe stacion hekurudhor afër terminalit. Nga ministria e transportit dhe lidhjeve, për Meta.mk, thonë se ky projekt është vetëm në fillimet e tij, pasi shteti nuk ka vendosur ende se nga cili institucion financiar ndërkombëtar do të kërkojë mbështetje për të vënë në funksion trenin e aeroportit.

“Meqenëse bëhet fjalë për projekt të madh, ne presim që financimi të bëhet nga institucionet financiare ndërkombëtare”, theksojnë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve.

Së pari duhet të hartohet projekt ideor dhe themelor për realizim të krahut të planifikuar hekurudhor deri te aeroport dhe stacioni i ardhshëm i trenit. Para hartimit , patjetër duhet të përgatitet një studim fizibiliteti nëse realizimi i këtij projekti është i arsyeshëm që do të përgjigjet në pyetjen për at[ se cilat institucione nga vendi duhet të përfshihen në investimet në këtë projekt.

“Meta.mk” u përpoq të merr përgjigje nga disa prej subjekteve që do të kishin interes nga vënia në funksion të trenit të aeroportit. Dy herë dërguam pyetje në lidhje me këtë temë deri te Ndërmarrja  publike për infrastrukturë hekurudhore – Hekurudhat e RMV-së, por ende s’kemi marrë përgjigje nga kompani e vetme e ngarkuar për të investuar në hekurudha të reja në vend.

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit

Nga TAV Maqedoni, si koncesionar i Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, tonë se e mbështesin projektin për të ndërtimin e hekurudhës së trenit të aeroportit, që do të ishte një përfitim shtesë për pasagjerët. Megjithatë, ata theksojnë se ndërmarrja e tyre punon në fushën e operacioneve të aeroportit dhe s’ka për qëllim të hyjë në biznese të tjera.

– Për realizimin e projektit mund të zbatohen praktikat më të mira, por ne nuk jemi organ kompetent për të komentuar rreth investitorit ose për projektin”, theksojnë nga TAV Maqedoni.

Nga Qyteti i Shkupit nuk kemi marrë përgjigje në pyetjet që i kemi parashtruar për realizimin e projektit të trenit të aeroportit, duke sqaruar se Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe vetë traseja hekurudhore deri te aeroporti gjenden jashtë territorit të kryeqytetit, e me këtë ky projekt është jashtë kompetencave të tyre.

Një tregues tjetër që për këtë projekt nuk mendohet sa duhet është fakti që ai nuk është regjistruar për zbatim në Programin kombëtar për infrastrukturë hekurudhore për periudhën 2019-2021.

Iniciativa qytetare “Në Biçikletë (“Na Toçak”), në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, vitin e kaluar e promovuan idenë e kombinimit të ardhshëm të trafikut hekurudhor dhe biçikletave në territorin e kryeqytetit. Një vit më vonë, nga “Në Biçikletë” thonë se gjërat nuk kanë lëvizur nga pika ku ishin një vit më parë. Vitin e kaluar është vërtetuar se biçikletat nuk mund të hyjnë në trenat e Maqedonisë, si dhe stacionet e trenave nuk janë të ri-konstruktuar siç duhet. Asgjë nuk është bërë për lidhjen hekurudhore brenda rajonit të Shkupit me infrastrukturën ekzistuese, me të cilën do të përmirësohej komunikim me tren me vendbanimet periferike dhe fshatrat.

“Në vend të kësaj, po paralajmërohen projekte të shtrenjta për lidhje me tramvaj nëpër vendbanimet periferike të qytetit për të cilat do të duhet të krijohet infrastrukture krejtësisht e re, ndërsa disa prej rrugëve të paralajmëruara do të kalonin paralelisht me hekurudhën ekzistuese”, thonë për Meta.mk iniciativa “Në Biçikletë”.

Në këtë iniciativë qytetare nuk të ngazëlluar nga ideja e ndërtimit të linjës direkte hekurudhore në aeroport, pasi që ajo do të shërbejë si masë për të stimuluar trafikun ajror. Megjithatë, “Në Biçikletë” besojnë se kjo nuk do të thotë se investimi në lidhjen hekurudhore me zonat industriale në periferitë lindore të Shkupit dhe përmirësimi i trafikut hekurudhor ndërkombëtar nuk është i nevojshëm.

Stacioni Hekurudhor në Shkup/ Foto: Borce Popovski
Stacioni Hekurudhor në Shkup/ Foto: Borçe Popovski

Pikërisht ndërtimi i linjës së re hekurudhore nga Kumanova në Beljakovce, në një të ardhmen e afërt do të përmirësojë ndjeshëm trafikun e pasagjerëve midis kryeqytetit dhe qytetit të dytë më të madh në vend. Me fazën e parë për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë parashihet ndërtimin e një stacioni të ri hekurudhor që kalon rreth Kumanovës dhe me atë rast në atë trase parashihet të ndërtohet stacion i ri hekurudhor – Kumanova  dhe një vend për ndalesë në afërsi të qendrës që qytetit – Pero Çiço, ndërsa në funksion do të mbetet stacioni ekzistues trenit që ndodhet jashtë qytetit.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror Statistikor, vitin e kaluar me tren nga stacioni i trenit në Kumanovë kanë udhëtuar vetëm 3,000 pasagjerë. Niveli jashtëzakonisht i ulët i përdorimit të trenit mund të ndryshojë sapo të vihet në punë linja hekurudhore Kumanovo-Beljakovc. Në këtë rast, dy qytetet më të mëdha në vend do të lidheshin me trena pasagjerësh. Ndërkohë, Aeroporti i Shkupit është në gjysmë të rrugës midis dy qyteteve dhe mund të jetë një nga ndalesat e trenit midis Shkupit dhe Kumanovës.

Të dhënat aktuale tregojnë se një tren mund të udhëtohet edhe më shpejtë edhe më lirë dhe me komoditet më të madh ndërmjet Aeroportit të Shkupit dhe stacionit kryesor të trenit. Autobusët nga Qendra e transportit i duhen 30 – 35 minuta për të kaluar distancën deri i te Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, ndërsa trenat nga Stacioni i Trenit të Shkupit deri te stacioni udhëtojnë prej 13 deri në 19 minuta. Çmimi i biletës së trenit për këtë linjë është 43 denarë në një drejtim, ndërsa udhëtimi me autobus deri te aeroporti kushton 180 denarë në një drejtim. Më në fund, autobusët ekzistues mund të transportojnë deri te aeroporti ndërmjet 51 dhe 59 pasagjerë, ndërsa kundrejt tyre trenat ekzistues të Maqedonisë kanë kapacitet prej 146 deri në 302 vende.

Përveç këtyre shifrave, të dhënat për pasagjerët e transportuar nga Aeroporti i Shkupit tregojnë se trafiku ajror po përjeton rritje të shpejtë vitet e fundit. Sipas Entit Shtetëror Statistikor, në vitin 2010 Aeroporti i Shkupit ka pas rreth 540.000 pasagjerë, ndërsa vitin e kaluar kjo shifër arriti në mbi 2.1 milionë pasagjerë. TAV Maqedoni vlerëson se rritja e përshpejtuar e trafikut ajror do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, me ç’rast numri prej 3 milionë pasagjerë mund të arrijnë që në vitin 2022.

Burimi : Strategjia kombëtare për transport 2018-2030. Hekurudha e RMV- Transporti dhe Vardar ekspres
Burimi : Strategjia kombëtare për transport 2018-2030. Hekurudha e RMV- Transporti dhe Vardar ekspres

Në vendet fqinje, autoritetet bullgare në vitin 2015 ndërtuan një linjë të veçantë të metrosë deri te Aeroporti i Sofjes, të gjatë 5 km që çon direkt në Terminal 2. Autoritetet e Shqipërisë aktualisht po punojnë për rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, që e përfshin ndërtimin e një krahu, me gjatësi prej 7,4 km për të lidhur aeroportin e Tiranës me Durrësin dhe Tiranën. Në qershor të vitit 2021, midis dy qyteteve dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës me tren do të udhëtohet më pak se 15 minuta.

Në rastin e Shkupit, me vënien në funksion të trenit deri në aeroport do të nevojiteshin investime të ngjashme. Ekzistojnë dy alternativa për ndërtimin e një linje hekurudhore të drejtpërdrejtë – njëra duke ndërtuar një krah me gjatësi prej 5 km nga stacioni i trenit Milladinovci dhe tjetri duke ndërtuar një linjë hekurudhore 3 km të gjatë nga stacioni “Ilinden” deri te vetë aeroporti. Dallimi i vetëm midis Shkupit, Tiranës dhe Sofjes është se autoritetet e Maqedonisë nuk kanë ende vullnet të mjaftueshëm për të punuar në një projekt të tillë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button