Edhe TAV mund të ndihmojë në ndërtimin e hekurudhës direkte nga Aeroporti i Shkupit

Pas paralajmërimit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve se deri në vitin 2030 do të vendoset hekurudhë e trenave mes Qendrës Transportuese dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, ekspertët kërkojnë nga Qeveria e Maqedonisë që sa më shpejtë të investojë në linjën direkte hekurudhore të aeroportit me kryeqytetin, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Dokumentacioni i projektit për ndërtimin e një dege nga hekurudha përkatëse Shkup- Kumanovë deri në aeroport së pari duhet të përgatitet, së bashku me studimin e felizibitetit për realizimin e një projekti të tillë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e ka përfshirë këtë projekt në Strategjinë nacionale të transportit 2018 – 2030, por tani për tani nuk ka paralajmërime për zbatimin e hapave më konkret në drejtim të vendosjes së trenit nga aeroporti.

Profesori universitar i udhëtimit publik në qytet të Fakultetit Teknik të Manastirit, Nikolla Kërstanoski theksoi se udhëtimi ekzistues i autobusëve deri në aeroport, nuk është edhe mjaft larg. Ai tha se mungojnë vetëm disa kilometra hekurudhë dhe ndërtimi i stacionit hekurudhor në vetë aeroport. Që të lëshohet në qarkullim treni i tillë, e domosdoshme është të investohet në hekurudhë me gjerësi prej 3 deri në 5 kilometra, në varësi nga ajo se a do të lidhej aeroporti me stacionin hekurudhor Ilinden ose Milladinovcë.

“Pothuajse jam i sigurt se edhe koncesioneri TAV do të përkrahte projekt të tillë sepse edhe atyre do t’ju bëjë dobi. Sërish, nëse krahasoni me gjendjen e qyteteve evropiane, do të vëreni se të gjitha kanë lidhje hekurudhore me aeroportin nacional”, theksoi profesori Nikolla Kërstanoski.

Sipas parashikimit që kohës s fundit e publikoi koncesioneri turistik TAV, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do ta arrijë numrin prej 3 milionë udhëtarë në vitin 2022.

Raundi aktual i trenit të Hekurudhave të Maqedonisë – Transport tregon se me trenin e ri nga aeroporti do të udhëtohej më shpejt në krahasim me udhëtimin me autobus, madje edhe në krahasim me veturat. Trenave për momentin u nevojiten vetëm 15 minuta që ta kalojnë distancën e Qendrës Transportuese deri në Stacionin hekurudhor Ilinden, gjegjësisht 22 minuta deri në Milladinovc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button