Meksikë, 9-vjeçarja sjell në jetë një vajzë

Një vajzë nëntë vjeçare nga Meksika ka sjellë në jetë një bebe, kanë njoftuar sot autoritetet lokale. 

“Vajza ishte pak më shumë se 8 vjeç kur kishte mbetur shtatzënë. Babai i foshnjës është një 17-vjeçar, por nuk po mund ta gjejmë sepse është zhdukur”, – u ka thënë nëna e meksikanes Dafne autoriteteve lokale në shtetin Halisko të Meksikës. 

Meksikania 9-vjeçare e lindi foshnjën 2.7 kilogramë më 27 janar. Të dyja janë në gjendje të mirë dhe tashmë kanë dalë nga spitali. Por, mjekët po e ndjekin gjendjen e tyre për shkak të moshës së nënës së mitur. 

Rasti që ka tronditur Meksikën, është marrë në shqyrtim nga organet e drejtësisë. 

“Ne po e kërkojmë djaloshin për të dëgjuar edhe rrëfimin e tij, sepse vajza nuk po e kupton çfarë ka ndodhur. Bëhet fjalë ose për dhunim ose keqtrajtim seksual”- ka thënë një zyrtar i Prokurorisë së shtetit Halisko. 

Lajme të ngjashme

Back to top button