KSHZ:qytetarët kanë edhe 3 ditë afat për ti shqyrtuar listat

Kanë ngelur vetëm edhe tre ditë afat, deri kur qytetarët me të drejtë vote, kanë mundësi të shqyrtojnë listat zgjedhore.

Deri tani, sipas nënkryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Subhi Jakupi, ky proces po rrjedh me rregull, dhe listat publike deri tani i kanë shqyrtuar rreth 20 mijë votues.

‘Deri tash në të gjitha qendrat e KSHZ-së në gjithë territorin e vendit, ne kemi evidencë dhe diku mbi 19 mijë qytetarë kanë vërtetuar, ose kanë shqyrtuar listën zgjedhore se a janë atë në listë apo kanë ndonjë pengesë. Ana tjetër është se qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën edhe në mënyrën elektronike, dhe deri tash nga evidenca të cilën e posedojmë nuk kemi ndonjë pengesë apo ankesë të natyrave të cilat nuk munden të zgjidhen’ tha Jakupi.

Shqyrtimi publik i listave zgjedhore ka filluar me 26 janar, ndërsa për 15 ditë të tëra përkatësisht deri më 9 shkurt, qytetarët kanë mundësi të kontrollojnë a janë ose jo në listat zgjedhore dhe ne cilin vendvotim.

Në rast se evidentohen pa rregullsi qytetarët mund të plotësojnë formular, i cili më pas do të shqyrtohet dhe në bazë të asaj i plotëson të dhënat se duhet të jetë në listën zgjedhore, atëherë KSHZ-ja sjellim vendim që ai të jetë në atë listë.

KSHZ-ja sipas Jakupit, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve del me lista të pastruara, tani nga listat janë pastruar nga mbi 120 mijë qytetarë të cilët nuk e kanë vendin aty.

Qytetarët kanë mundësi të kontrollojnë listat edhe nëpërmjet regjistrit zgjedhor elektronik që është në veb faqen www.sec.mk ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button