Edhe deputetët do të kenë sigurim personal?

Deputetët e RDK-së, Izet Zeqiri dhe Flamure Demiri – Kreci, propozojnë që edhe deputetët të kenë sigurim personal nga një person që është i punësuar në njësinë organizative për sigurim të personave dhe të objekteve në Ministrinë për punë të brendshme.

Siç theksojnë ata në arsyetimin për ndryshime në Ligjin për deputetë, për të cilin do të debatojë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, deputetët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve gjatë punës në Kuvend, e cila emitohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në televizion.

“Konsiderojmë se, veçanërisht pas ngjarjeve që ndodhën më 24 dhjetor 2012, u dëshmua se sigurimi i Kuvendit nuk mund t’i mbrojë deputetët”, thonë deputetët Zeqiri dhe Demiri-Kreci.

Nuk sqarohet se në cilat raste sigurimi duhet të jetë pranë deputetit, a do të jetë 24 orë në ditë apo vetëm kur është në Kuvend.

Paraprakisht shumica e votoi ndryshimin me të cilin kryeministrit, pas përfundimit të mandatit, për shkak të funksionit me përgjegjësi që e ka kryer dhe luftës ndaj kriminalitetit, do t’i takojnë 6 persona për sigurim dhe një shofer. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button