Ahmadinejad ‘hëngri’ këpucë në kokë (VIDEO)

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, në një vizitë në Egjipt, u sulmua me këpucë në afërsi të xhamisë së Kajros Al-Hussein, të cilën Presidenti iranian e vizitoi gjatë qëndrimit të tij në Egjipt.

Një burrë shtyu rojet e Ahmadinejad dhe hodhi një këpucë mbi të, një gjest që në vendet myslimane tregon mosrespektimin e thellë për një njeri.

Agresori u ndalua nga punonjësit e shërbimit të sigurisë egjiptiane. Sipas ZR, që e transmeton njoftimin, ai u arrestua. Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi iranian në Egjipt që nga viti 1979. 

Lajme të ngjashme

Back to top button