Tragjedi në Itali, bie autobusi, 38 viktima

Një autobus ka rënë nga 30 metra lartësi në autostradën Napoli-Canosa duke shkaktuar vdekjen e 38 personave mbrëmjen e së dielës.

Sipas mediave italiane, autobusit i ka shpërthyer një gomë dhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën. Autobusi ka rënë nga një lartësi e madhe dhe vetëm 11 persona kanë mbijetuar, por me plagë të rënda.

Para se të binte, autobusi është përplasur edhe me shumë makina të tjera e më pas ka shkatërruar bordurën duke rënë poshtë.

“Mbesa më tregoi se shpërtheu goma e majtë. Shoferi u mundua të mbante kontrollin, por nuk ia arriti dhe autobusi ra në humnerë”, thotë Vincenzo Rusciano, xhaxhai i një vajze të mbijetuar.


Autobusi po kthehej nga një ekskursion 3-ditor dhe në bord ka pasur 49 persona, duke përfshirë fëmijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button