RMV, autoritetet larg realizimit të idesë që të gjitha automjetet zyrtare të jenë elektrike
Lajmi për zëvendësimin e plotë të automjeteve zyrtare të administratës amerikane me automjete të reja elektrike jehoi vrullshëm në Maqedoni. Në funksion të plotësimit të agjendës klimatike të Qeverisë së re të SHBA-së, presidenti amerikan Xhoе Bajden solli vendimin për zëvendësim të thuajse 650.000 automjeteve zyrtare me automjete elektrike. Megjithëse nuk është përcaktuar kornizë kohore konkrete dhe urdhri ekzekutiv i Bajdenit nuk obligon blerje të automjeteve elektrike, i njëjti do të thotë që gjatë viteve në vijim, SHBA-të do të punojnë në drejtim të lehtësimit të pasojave të krizës klimatike edhe duke dhënë vetë shembull konkret, ashtu që administrata amerikane do ta stimulojë përdorimin e automjeteve elektrike në SHBA, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
“Meta.mk” parashtroi pyetje për autoritetet shtetërore dhe lokale të Maqedonisë lidhur me vendimin e këtillë të presidentit amerikan Xhoе Bajden, veçanërisht nëse merret parasysh fakti që importi i automjeteve elektrike në vend është i barabartë me gabim statistikor, ndërsа konsumi i dizel naftës, si ndotësi më i madh i ajrit, viteve të fundit rritet në kontinuitet.
Lidhur me çështjen nëse ekziston plan i Qeverisë së Maqedonisë për zëvendësim gradual të flotës së automjeteve zyrtare me automjete elektrike në periudhën e ardhshme, nga Ministria e Ekonomisë e morëm këtë përgjigje, në emër të Qeverisë së RMV-së:
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka qasje serioze ndaj kësaj problematike. Tema për blerje eventuale të flotës së automjeteve të Qeverisë, mund të aktualizohet pas përfundimit të krizës globale të shkaktuar nga pandemia. Të gjitha përpjekjet e Qeverisë në këtë periudhë janë fokusuar për t’i ndihmuar të gjithë dhe për zbutjen e pasojave”, thonë për “Meta.mk” nga ekzekutivi në kontekst të kovid-19 pandemisë.
Nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNjVL) thonë që si pikë diskutimi në rend të ditës së Këshillit drejtues të BNjVL-së nuk është shqyrtuar zëvendësimi i automjeteve zyrtare të komunave me automjete elektrike.
“Kemi informata që disa njësi të pushtetit lokal në mënyrë intensive mendojnë për të ndërmarrë hapa në këtë drejtim ndërsa disa veç kanë prokuruar automjete të këtilla kohë më parë”, thonë nga BNjVL.
Hap pozitiv në këtë drejtim ka bërë Qyteti iShkupit në vitin 2019, kur bleu gjashtë automjete hibride për nevojat e administratës, me çka i zëvendësoi dizel automjetet e deriatëhershme që kanë ndikim shumë më të madh në ndotjen e ajrit në Shkup. Kryetari Petre Shilegov premtoi që derisa ai udhëheq me Qytetin Shkup, të gjitha automjetet e administratës së qytetit që do të blihen do të jenë elektrike ose hibrid.
Krahas kovid krizës, Sistemi elektronik për prokurime publike tregon që ndërmarrjet publike shtetërore, shoqatat aksionare dhe subjekte tjera në pronësi të shtetit dhe të komunave në muajt e kaluar, gjatë kovid-19 pandemisë, megjithatë kanë blerë automjete të reja zyrtare. Asnjë nga ato nuk është elektrike, për shkak se askush nuk i obligon për atë.
SHA për ekonomizim me hapësirë afariste në pronësi shtetërore më 11 janar të këtij viti ka siguruar katër automjete që do të qarkullojnë me benzinë.
NP “Strezhevë” nga Manastiri më 1 dhjetor 2020 ka blerë automjete për terren, kur gjithashtu nuk përcaktohet si kusht që automjetet duhet të jenë elektrike.
Edhe Ministria e Mbrojtjes për nevojat e SEEBRIG më 27 nëntor 2020 ka blerë dy automjete që do të funksionojnë me dizel. Këto kontrata tregojnë që automjete të reja zyrtare blihen edhe nga institucionet shtetërore edhe nga autoritetet lokale, mirëpo ato nuk janë elektrike.
Megjithatë, për atë shkak vetëm në 2-3 muajt e kaluar, sipas kontrollit që bëri “Meta.mk” në Sistemin elektronik për prokurime publike, mund të regjistrohen numër impozant kontratash për blerje të naftës për flotën ekzistuese të automjeteve të institucioneve shtetërore dhe autoriteteve komunale, që paraqet harxhim i cili në të ardhmen mund të zvogëlohet në rast se blihen automjete elektrike.