Zaev: Kërkesat për zgjedhje të parakohshme i ndërpresin kapacitetet prodhuese dhe ekonominë
Përfundimisht duhet të ndalemi me zgjedhjet e parakohshme, ato i ndërpresin kapacitetet prodhuese dhe ekonominë e tërësishme të Maqedonisë, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në Gjevgjeli, si përgjigje e kërkesës së liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski për zgjedhje të parakohshme parlamentare, njofton Portalb.
Zaev shtoi se shteti ka drejtim të qartë pas të cilit lëviz, gjegjësisht, siç tha, evropianizimi vazhdon.
“Të gjitha vendimet e rënda që u sollën në të kaluarën ishin për shkak të standardit ekonomik të popullit, për shkak të hapjes së vendeve të reja të punës, t’i motivojmë investitorët e tillë të investojnë në investime të reja, të hapin vende pune, ta rrisin eksportin e tyre, bruto prodhimin vendor të shtetit, ndërsa me atë edhe mirëqenien e gjithë popullit”, tha kryeministri.
Zaev potencoi se çdo hulumtim i parakohshëm i zgjedhjeve, i ngec proceset e tilla.
“Për atë zgjedhjet e rregullta janë në vitin 2024 dhe duhet të mbijetojmë në atë, ndërsa deri atëherë duhet të gjithë, duke filluar nga unë, presidenti i shtetit, pushteti ekzekutiv, komunat, por edhe të gjithë qytetarët, t’i përvelim krahët dhe të punojmë. Vetëm ashtu do të kemi paga më të larta, vetëm ashtu do të ketë investime më të mëdha, vetëm ashtu do të ketë eksport më të madh dhe do të sjellim gëzim më të madh për të gjithë popullin tonë”, përfundoi Zaev.