Mjekët amë fillimisht do t’i ftojnë personat mbi 70 vjeç për vaksina kundër Kovid-19, do të ketë edhe paraqitje onlajn

Mjekët amë do të caktojnë vaksinim kundër Kovid-19 përmes Termini Im, ndërsa javën e ardhshme do të publikohet ueb-faqja në të cilën qytetarët do të mund të paraqiten në mënyrë elektronike me qëllim që t’u lehtësohet puna mjekëve amë, theksoi Zhaklina Çagorovska nga Sistemi nacional elektronik Termini Im, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, së bashku me dr. Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komisionit për Imunizim dhe Çagorovskën e prezantuan sistemin nacional për imunizim kundër kovid-19, me paralajmërim që planet dhe oraret e para bëhen për vaksinat kineze, duke pasur parasysh se ato duhet të mbërrijnë të parat së shpejti.

– Në fazën e parë do të vaksinohen punonjësit shëndetësor të cilët punojnë me kovid pacientë dhe personat mbi 70 vjeç

– Në fazën e dytë – punonjësit shëndetësor me rrezik të mesëm, të punësuar në institucione vitale, personat mbi 65 vjeç dhe të rinj nëse kanë komorbiditete

– Në fazën e tretë do të vaksinohen të gjithë të tjerët që kanë dëshirë

Pasi sistemi “Termini Im” të përcaktojë cilët do të jenë të parët që do të pranojnë vaksinë, pastaj, çdo mjek amë do të fitojë listë qytetarësh të cilët duhet t’i njoftojë që sistemi i ka zgjedhur si prioritar për vaksinën, ndërsa vetë qytetari vendos se nëse do të pranojë vaksinë. Nëse pranon, caktohet termin dhe lokacion i vaksinimit, ndërkaq nëse refuzon, të gjitha të dhënat kthehen në sistem.

– Kur personi për herë të parë do ta pranojë vaksinën, menjëherë do të pranojë termin edhe për dozën e dytë të vaksinës, 21 ditë pas vaksinimit me dozën e parë.

– Pas pranimit të vaksinës, secili pranon certifikatë që është vaksinuar.

– Çdo njëri do të mund të paraqitet në mënyrë elektronike, më pas do të pranojë përgjigje në e-mail adresën e shënuar që paraqitja e tij ka arritur. Ajo paraqitje automatikisht shfaqet te mjekët amë dhe do të ketë evidencë që është paraqitur, që të mos ketë paraqitje të dyfishtë të personit në sistem. Pastaj duhet të presin, varësisht nga grupi ku bëjnë pjesë, do të thirren nga mjekët amë.

“Deri tani janë evidentuar 170 mijë qytetarë mbi moshën 70 vjeçare. Apeli në fakt është që grupi i parë i qytetarëve mbi moshën 70 vjeçe, paraqitjen nëpërmjet ueb-faqes dhe intervistës me mjekët amë ta bëjnë deri fund të këtij muaji. Të përfundojnë intervistat me këta qytetarë që të mund të planifikohen termine, përkatësisht të fitojmë informatë sa më të saktë që të mund të planifikohet edhe pjesa tjetër e sistemit. Flasim për sistem të integruar ku tërësisht do të mbahet evidenca e vaksinimit, sasitë që do të shpenzohen, paraqitja e pacientëve”, tha Çagorovska.

Më tej, ajo sqaroi që gjithçka do të arrijë në formë të paraqitjes elektronike, nuk do të shfaqet si opsion te mjeku amë, përkatësisht obligim i vet për ta kontaktuar.

“Megjithatë, fillimisht do t’ia nisim me mjekët amë për shkak se kategoria e parë është ai grup qytetarësh që janë më në moshë dhe mund të shfrytëzojnë me ndihmën e fëmijëve të tyre dhe familjarëve t’i paraqesin. Megjithatë mbetet qëllimi që të kontaktohen personalisht, që të mos i anashkalojmë”, shtoi Çagorovska.

“Këtë ndarje e bëjmë për vaksinën kineze. Gjithsesi që sikur edhe për të gjitha kontrollet edhe për vaksinat do të ketë mundësi të heq dorë nëse dikush nuk ka dëshirë ta pranojë”, u përgjigj Çagorovska në pyetjen e gazetarëve se nëse do të mund secili të zgjedhë cilën vaksinë ta pranojë.

Në pyetjen se nëse vendi do të ketë rekomandime të posaçme për vaksinën e “AstraZeneka” duke pasur parasysh që Franca, Italia dhe Gjermania kanë vendosur të mos ua japin personave mbi moshën 65 vjeçe, dr. Grozdanova tha që ende priten udhëzime zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mirëpo mesa duket në Maqedoni nuk do t’u jepet personave mbi moshën 65 vjeçare.

“Nuk bëhet fjalë për siguri, por për shkak që ka efekt më të ulët të mbrojtjes tek popullata më e moshuar”, ka thënë dr. Grozdanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button