RMV, Kuvendi votoi ndryshimet ligjore për miratim më të lehtë të vaksinave kundër Kovid-19

Me 70 vota “për”, Kuvendi miratoi dje me procedurë të shkurtuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për barnat dhe pajisjet mjekësore. Ndryshimet mundësojnë miratim më të lehtë të vaksinave kundër kovid-19, njofton Portalb.mk.

Ndryshimet ligjore parashikojnë miratim për vendosjen në treg të vaksinave kundër covid-19 që të marrin edhe kërkuesit pa vend-qëndrim në territorin e Maqedonisë, si dhe kërkues që nuk kanë paraqitur dokumentacion të plotë.

Këto ndryshime ligjore vlejnë në raste emergjente dhe situata krizash që paraqesin kërcënim serioz për shëndetin e njeriut, fatkeqësitë natyrore, ekzistencën e një situate krize dhe epidemi ose pandemi të deklaruar të një sëmundjeje ngjitëse dhe ngjashëm.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe falënderoi deputetët menjëherë pas votimit.

“Në Kuvend u votuan ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për barnat dhe pajisjet mjekësore që i referohen regjistrimit të vaksinave kundër Kovid-19 në vend. Unë iu shpreh mirënjohje deputetëve për mbështetjen dhe kujdesin e shprehur për shëndetin kolektiv. Imunizimi është mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë”, shkroi në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë është në proces e sipër të sigurimit të 200,000 vaksinave nga Kina.

Njoftimi për një furnizim të mundshëm të vaksinave nga Kina vjen mes vonesave në shpërndarjen e vaksinave të Pfizerit dhe prodhuesit e tjerë perëndimorë, për të cilat disa shtete anëtare të BE-së kanë njoftuar procese gjyqësore. Filipçe pati deklaruar se po përpiqen të sigurojnë sasi nga të gjithë prodhuesit në mënyrë që kur të fillojë procesi i imunizimit të mos ketë ndërprerje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button