Britani, shkencëtarët studiojnë nëse një person mund të pranojë dy vaksina të ndryshme kundër Kovid-19

Britania e Madhe ka nisur studim, i cili do të shqyrtojë nëse dhënia e dy vaksinave të ndryshme gjatë dozës së parë dhe të dytë ka të njëjtin efekt si qasja e vaksinave kundër kovid-19 të të njëjtit tip. Qëllimi është të sigurojë fleksibilitet më të madh në vaksinimin dhe të parandalojë ndërprerjet e mundshme dhe problemet e distribuimit, njofton Portalb.mk.

Shkencëtarët besojnë se përzierja e vaksinave mund të sigurojë mbrojtje edhe më të madhe kundër kovid-19, e cila më parë është treguar e suksesshme në programet për imunizim kundër Ebolës.

Në testim do të përfshihen 800 vullnetarë mbi moshën 50 vjeç, për të cilin qeveria britanike ka ndarë shtatë milion paund. Ata do të marrin vaksinat e Oxfordit dhe Pfizer/Biontec-ut me diferencë prej katër deri në 12 javë, ndërsa në studim do të shtohen edhe vaksina të tjera pasi të miratohen nga rregullatorët.

“Përzierja e vaksinave është diçka që është bërë shpesh në histori, të tilla si kundër hepatitit, rubeolës, paralizës së fëmijëve dhe fruthit. Ky është një studim jashtëzakonisht emocionues”, tha ministri britanik për vaksinat Nadim Zahavi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button