Carovska: Nuk ka opsion tjetër, matura shtetërore do të mbahet

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska deklaroi se nuk ka opsion tjetër përveç zbatimit të maturës shtetërore, për të cilën thotë se të gjithë nxënësit që dëshirojnë të japin provim brenda afatit të fundit i kanë paraqitur lëndët dhe se nuk mund t’u mohohet ajo e drejtë, njofton Portalb.mk.

“Unë si ministre e arsimit dhe shkencës jam e detyruar ta zbatoj Ligjin. Ligj është i qartë, matura shtetërore është pjesë e zgjidhjes ligjore. Është gjithashtu detyrim për të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë arsimin e tyre më të lartë brenda ose jashtë vendit. Nxënësit kanë të drejtë dhe ne kemi detyrimin t’ua zbatojmë atë të drejtë për të dhënien e maturës shtetërore. Të gjithë nxënësit që duan të marrin maturën shtetërore brenda afatit të fundit, në fund të dhjetorit, kanë paraqitur si lëndët, ashtu edhe detyrën e projektit. Shumë prej tyre po bëhen gati dhe unë mendoj se ne me të vërtetë nuk kemi të drejtë t’u mohojmë të drejtën dhënies së maturës, pasi nëse ministri tregon se nuk respekton ligjin, çfarë mbetet për të tjerët. Ne duhet të jemi shembull dhe kjo është arsyeja pse, në përputhje me ligjin, unë nuk kam mundësi tjetër përveç zbatimit të maturës shtetërore”, tha Carovska në një intervistë për agjencinë shtetërore MIA.

Ajo porositi se tani janë kaluar të gjitha afatet për bërjen e një koncepti të ri për maturë, i cili në plan është të përgatitet për vitin e ardhshëm.

Në pyetjen se a ka mundësi për ndonjë iniciativë për ndryshimin e ligjit, ajo u përgjigj:

“Ndoshta në periudhën vijuese për maturën e ardhshëm, pasi kemi bërë grup pune së bashku me gjimnazistët, me Qendrën Shtetërore të Provimit, e cila i referohet një koncepti të ri për marrjen e maturës, duhet të modernizohet. Edhe këtë vit, ne bëmë rregullime të vogla në fillim, futëm Informatikën, Gjeografinë, për të cilën u njoftuan të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, u njoftua Unioni i Studentëve të Shkollave të Mesme, ne ndryshuam detyrën e projektit – ata i mirëpritën të gjitha. Dhe tani, u takuam me ta një muaj më parë dhe vendosëm që për vitin e ardhshëm ata do të marrin pjesë në konceptin e ri për maturën, do ta bëjmë së bashku, por për këtë të gjitha afatet kanë kaluar dhe ne kemi detyrim ndaj nxënësve, të cilët kanë paraqitur maturën”, tha Carovska.

Ndërkohë, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, kanë deklaruar se do të bojkotojnë gjysmë vjetorin e dytë, për shkak se kërkesa e tyre për zvogëlim të numrit të provimeve të maturës nga 4 në 2, nuk është pranuar.

Menjëherë pas kësaj, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe takuan përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNShM). Megjithatë, këta të fundit nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin.

Kërkesat e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në lidhje me maturën janë që të bëhen ndryshime ligjore për maturën shtetërore, të cilat do të vlejnë vetëm për këtë vit shkollor, ndërsa do t’i referohen zvogëlimit të lëndëve. Këtë kërkesë ata e bënë për shkak të situatës së arsimit gjatë pandemisë Kovid-19. Tashmë kanë pasur takime edhe me deputetë, ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare njoftoi se i mbështeste dhe paraqiti ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsimin e Mesëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button