RMV, DAP-i publikoi listën e re të borxhlinjve, 171 milion euro taksa të papaguara
Drejtoria e Ardhurave Publike publikoi listën e re të borxhlinjve nga 30.09.2020 deri më 31.12.2020 në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale dhe detyrimeve të tjera, për të cilat shuma totale e borxhit është më e lartë se 120.000 denarë për persona fizikë dhe ushtrues të pavarur të veprimtarisë dhe më e lartë se 300,000 denarë për persona juridikë, njofton Portalb.mk.
Në listë janë:
- 1,974 borxhlinj- persona juridikë (43 më pak krahasuar me listën e mëparshme) dhe
- 2,961 persona fizikë (105 më shumë krahasuar me listën e mëparshme).
Borxhi total neto është 10.5 miliardë denarë (171 milion euro), që përbën rritje prej 237.467.663 denarësh (3.8 milion euro) krahasuar me listën e mëparshme.