Sistemi inteligjent i transportit në Korridorin 10: Këtë vit tenderi, vitin e ardhshëm do të vihet në funksion

Programi për reformat ekonomike 2021-2023, i cili u miratua në seancën e djeshme të qeverisë, përcakton saktësisht dinamikën për realizimin e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT) në autostradën përgjatë Korridorit 10, projekt të cilin “Portalb.mk” ka raportuar për një kohë të gjatë. Këtë vit, implementimi praktik duhet të përshpejtohet duke shpallur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e Sistemit Inteligjent të Transportit (sistemin e komunikimit dhe informacionit për kontrollin dhe menaxhimin e trafikut), njofton Portalb.mk.

Për më tepër, në Programin e miratuar theksohet se në vitin 2021 do të nënshkruhet marrëveshje me kontraktorin e SIT-it në Korridorin 10, si dhe marrëveshje me kompaninë që do të kryejë mbikëqyrjen e punimeve. Instalimi i pajisjeve dhe mbikëqyrja mbi punimet do të fillojnë në fund të vitit 2021, ndërsa i gjithë projekti do të përfundojë dhe do të vihet në funskion në vitin 2022.

Zbatimi i SIT-it duhet të mundësojë që autostrada nga Tabanoci deri në Gjevgjeli të rrisë sigurinë në trafik duke futur kontroll dhe informimin e shoferëve për motin, bllokime në trafik, të kontrollohet transporti i substancave të rrezikshme dhe të matet dendësia e trafikut dhe pesha e automjeteve të rënda.

Me projektin me vlerë 18,6 milion euro në autostradën nga Tabanovce në Gjevgjeli do të instalohen pajisje për matjen e peshës së automjeteve në lëvizje, stacione meteorologjike – sisteme për dhënien e informacioneve mbi kushtet e motit në rrugë dhe matjen e gazrave serë, do të instalohen kamera për video-mbikëqyrje, telefonat SOS në rrugë dhe sinjale elektronike të trafikut për të informuar shoferët për kushtet e rrugës. Në këtë mënyrë, të gjitha këto parametra për gjendjen e rrugës do të monitorohen gjatë gjithë kohës nga qendra e kontrollit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

“Ndikimi më i madh pritet të jetë në rritjen e sigurisë dhe kursimin e kohës së udhëtimit. Koha e përgjithshme e udhëtimit do të zvogëlohet si rezultat i koordinimit të sistemit në kohë të informacionit për shfrytëzuesit e rrugës përgjatë Korridorit 10. Për shkak të paralajmërimit të hershëm të vonesave të mundshme nga sistemi, kursimi i kohës duke eleminuar vonesat do t’i lejojë përdoruesit të ulin harxhimet e tyre rrugore dhe sipas asaj Korridori 10 do të jetë më konkurrues për t’u përdorur, veçanërisht për transportin ndërkombëtar. Kompanitë që kryejnë aktivitete transporti do të kenë harxhime më të ulët dhe kohë të zvogëluar të transportit”, thuhet në Programin për reformat ekonomike 2021-2023 në pjesën e përfitimeve me futjen e sistemit inteligjent të transportit.

Përndryshe, vendosja e këtij sistemi komuniko – informues për kontrollin dhe menaxhimin e trafikut në Korridorin 10 është vonuar për disa vjet. Në njoftimin e djeshëm të Qeverisë, thuhet se projektet nga Programi i reformës ekonomike 2021-2023 janë detyrim dhe pjesë e reformave në përputhje me procesin e integrimit evropian, ndërsa dokumenti duhet të paraqitet në Komisionin Evropian deri në fund të kësaj muaj.

Të gjitha lajmet në lidhje me këtë temë mund t’i gjeni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button