Varianti britanik i virusit korona është detektuar në Maqedoninë e Veriut

Mutacioni i virusit korona i cili fillimisht është detektuar në Britaninë e Madhe, ka arritur në Maqedoninë e Veriut. Kështu konfirmoi në profilin e tij në “Fejsbuk” ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nga ku edhe informoi se bëhet fjalë për një pacient tashmë të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një pacient 46 vjeçar i cili fillimisht ka rezultuar pozitiv me Kovid-19 pas testit të kryer në Klinikën private “Zhan Mitrev” me datë 29 dhjetor. Ky person tashmë konsiderohet si i shëruar nga virusi korona, gjegjësisht nga mutacioni i SarsKov2.

“Varianti britanik i virusit korona është detektuar në laboratorin privatë në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup, pas analizës së brisit nga janari. Bëhet fjalë për një burrë 46 vjeçar i cili tashmë është shëruar, gjegjësisht sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, pacienti nga data 22 janar konsiderohet si i shëruar.

Sipas informacioneve nga IShP, pacienti së pari herë me datë 29 dhjetor të vitit 2020, për shkak të temperaturës së lartë dhe vështirësisë në frymëmarrje, ka kryer test të shpejt. Testi i ka rezultuar pozitiv. Pas disa ditëve, gjegjësisht me datë 4 janar të vitit 2021 është paraqitur në kontroll në spitalin privat “Zhan Mitrev” ku i është bë testi PCR dhe ka rezultuar pozitiv, pacienti menjëherë është hospitalizuar në spitalin privat. Me datë 15 janar në spital i është bë edhe një test i cili përsëri ka rezultuar pozitiv” shkruan ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nga ana tjetër, në anketën epidemiologjike që i është bë këtij pacienti, ai nuk ka paraqitur kontakte dhe nuk ka deklaruar se ka qenë jashtë vendit për udhëtim. Analizat e kryera nga “Zhan Mitrev” vërtetojnë se bëhet fjalë për mutacionin e virusit korona, i cili së pari është shfaqur në Britani.

“Në anketën epidemiologjike pacienti nuk ka paraqitur kontakte as nuk ka thënë se ka udhëtuar jashtë shtetit. Laboratori në Spitalin Klinik “Zhan Mitrev” me një metodë speciale PCR ka konfirmuar se pacienti është i dyshimtë për ndonjë mutacion të virusit, ndërsa pastaj i është bërë sekuencimi i izolimit. Sipas informacioneve të cilat kanë arritur deri te Ministria e Shëndetësisë, të gjitha mutacionet të cilat e deinojnë variantin britanik janë konfirmuar te ky pacient. Në materialet tjera të cilat i ka analizuar ky laborator privat nuk është detektuar varianti britanik i Sars Kovd2” shkruan Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button