Ka rifilluar ndërtimi i lokalit te QT Mavrovasja, Ganiu: Nuk ka asgjë kontestuese në materialet ndërtimore
Në vendin e objektit pa leje te QT Mavrovasja kanë filluar sërish ndërtimet, por këtë herë po vendosen shtylla të çelikut, për të cilat kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu deklaroi sot se, nuk ka asgjë kontestuese dhe se lokali kthehet në gjendjen që ka qenë para se ta kaplojë zjarri, shkruan Portalb.mk.
“Objekti po ndërtohet sipas dimensioneve dhe materialeve të sakta siç ka qenë para se ta kaplojë zjarri dhe për çka ka pasur leje, nuk ka ndërtime të forta. Tani madje përfshin edhe hapësirë më të vogël, por ka më shumë shtylla të çelikut që të jetë më i sigurte dhe në rast të ndonjë fatkeqësie të mos bjerë i tëri, siç ishte rasti kur u përfshi nga zjarri”, tha Ganiu.
Momentalisht, sqaroi ai, nuk ka punime ndërtimore sepse ka edhe një pjesë kontestuese që duhet të largohet. Ajo pjesë nuk është rrënuar me mekanizma të NP për Rrugë Shtetërore, pasi do të dëmtonte pjesë të tjera të qendrës tregtare.
“Mekanizmi me të cilin rrënohej objekti krijonte vibracione të mëdha të cilat do të dëmtonin të gjitha dritaret e dyqaneve. Pronari na ka premtuar se vet me makina speciale që presin do të largojnë atë pjesë prej betoni dhe më pas do ta kthejë objektin në gjendjen e mëparshme”, shtoi Ganiu.
Objekti pa leje te QT “Mavrovasja” filloi të rrënohej në shtator të vitit të kaluar.
Pasi Komuna e Çairit nuk pati sukses për rreth dy muaj që të gjëjë operator për rrënim të objektit, Qeveria solli vendim me të cilin obligoi Ndërmarrjen Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale “Rrugët e Maqedonisë” që të rrënojë objektin pa leje para QT “Mavrovasja”.
Po ashtu, Gjykata Penale në Shkup ka pranuar propozimin e Prokurorisë për marrjen e pasaportës së investitorit të objektit pa leje para QT “Mavrovasja”, Mevludin Aliti, pasi prokuroria miratoi urdhër për procedurë hetimor kundër Alitit.
- LEXO: NP “Rrugët e Maqedonisë” filloi sot rrënimin e objektit para QT “Mavrovasja”, pronari pretendon se objekti ka leje, Visar Ganiu nuk u shfaq sot para gazetarëve
- LEXO: Po rrënohet objekti pa leje te QT “Mavrovasja” (VIDEO)
- LEXO: Zaev: Qeveria miratoi vendimin për rrënimin e objektit pa leje para QT “Mavrovasja”
- LEXO: MPB ngriti padi penale për ndërtim paleje para QT Mavrovasja, Zaev: Sot vendoset se si do të veprohet me këtë objekt
- LEXO: Komuna e Çairit në tentim të tretë për të gjetur operator për rrënimin e objektit para QT “Mavrovasja”
- LEXO: Komuna Çair e shpalli tenderin e tretë për rrënim të objektit pa leje te “Mavrovasja”, çmimi është rritur në 2 milionë denarë
- LEXO: Kërkimi i jashtëzakonshëm i Mevludin Alitit, rasti “Mavrovasja”
- LEXO: Dështoi edhe thirrja e dytë për rrënimin objektit te QT “Mavrovasja”, Komuna të hënën vendos si më tutje
LEXO: Komuna e Çairit në tentim të dytë për të gjetur kompani që do të rrënojë objektin para QT “Mavrovasja”
LEXO: MPB ka njoftuar Prokurorinë se ka bazë të dyshojë se kush ndërton pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja
LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti
LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura
LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)