RMV, epidemia po stabilizohet, mirëpo nuk duhet të relaksohemi për shkak se gjithçka do të jetë  kot, thonë epidemiologët

Sipas raporteve javore të Institutit për shëndet publik për muajin e kaluar, shënojmë stabilizim të epidemisë në vend. Thuajse të gjithë parametrat epidemiologjike sipas të cilëve vlerësohet gjendja me epideminë shënon tendencë të rënies, përveç shifrës së rasteve të shëruara që shënon rritje, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Megjithatë, epidemiologët paralajmërojnë që kjo nuk done të thotë se pandemia ka marrë fund, transmeton Portalb.mk.

“Në raportin e Institutit për shëndet publik nga 11 deri 17 janari 2021, përqindja e pacientëve që kanë rezultuar pozitiv është 16% që në krahasim me muajin e kaluar (raport i ISHP-së për periudhën 14-20 dhjetor 2020) është rënie prej 13,3%, kur përqindja ka qenë 29,3%. Në raportin e njëjtë të dhjetorit, numri i rasteve të janë diagnostikuar rishtazi me kovid-19 për një javë ka qenë 4.585, ndërsa në raportin e ISHP-së për javën e kaluar ajo shifër është 2.397, që paraqet zvogëlim prej 48%. Për periudhën e njëjtë, numri i rasteve të vdekjes në nivel jave thuajse është përgjysmuar, ndërsa konsiderueshëm është rritur numri i pacientëve të shëruar. Sipas statistikës së djeshme ditore, numri i rasteve aktive është 11.924. Në krahasim me datën e njëjtë në dhjetor kur shifra është 21.979, numri i rasteve aktive është zvogëluar për 46%“, informojnë në ministri.

Epidemiologu d-r Aleksandar Stojanov, drejtor deri para pak kohe në Qendrën për shëndet publik thotë që stabilizimi nuk donë të thotë që mund të relaksohemi.

“Të mos harrojmë kur në fillim shifrat ishin të këtilla, kapeshim për koke. Nuk duhet të relaksohemi. Edhe ashtu jemi vonë me vaksinën, që është paraparë të ketë efekt t’i amortizojë shifrat. Gjithkund në Gjermani, në Angli, shifrat janë në rritje. Te ne shifrat janë në rënie, ne edhe më pak testojmë. Çka do të ndodhte nëse do të kishim bërë më shumë teste, sa do të kishim raste asimptomatike? Prandaj konsideroj që duhet të vazhdojmë të kujdesemi”, thotë Stojanov.

Edhe prof. d-r Nikolla Panovski është i qëndrimit që duhet të jemi të kujdesshëm.

“Kafenetë do të punojnë deri në orën 21, pastaj deri në orën 23 dhe për atë shkak pres të ketë rritje të lehtë të shifrave. Sido që të jetë, nuk guxojmë të relaksohemi, duhet të presim vaksinë dhe të vij pranvera. Kur të ngrohet koha, do të dalim jashtë më lehtë, në distance. Nuk shoh arsye përse të relaksohemi tani, për shkak se do të fillojë të përhapet, veçanërisht nëse vjen ai virusi me mutacion. Duhet pasur kujdes për shkak se gjithçka do të jetë për kor. Të bëjmë durim edhe pak. Duhet të dihet gjithashtu që së paku 70% e popullatës nuk e kaluar virusin”, paralajmëron Panovski.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje qytetarët të jenë të përgjegjshëm dhe të vazhdojnë në mënyrë konsistente dhe të plotë t’u përmbahen masave për mbrojtje nga kovid-19 dhe parandalim të përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button